12 shtetet e BE: “Të hiqen vizat me Shqipërinë në qershor të këtij viti”
Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë, Fratini dhe Zbogar, letër Presidencës spanjolle të BE
Italia dhe Sllovenia shprehen se shumë shpejt Shqipëria dhe Bosnja duhet të jenë në “listën e bardhë” të “Schengenit”. Këtë qëndrim kanë shprehur ministrat e jashtëm, Franko Fratini dhe Samuel Zbogar, përmes një letre drejtuar Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian. Fratini dhe Zbogar, deklarojnë se Brukseli duhet të mbajë premtimin, për heqjen e vizave me Shqipërinë para pushimeve të verës.
Përmes një letre drejtuar Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, konkretisht, ministrit të Jashtëm, Angel Miguel Moratinos, Fratini e Zbogar kërkojnë marrjen e vendimit për heqjen e vizave në Samitin e Sarajevës, në 2 qershor.
Letra e Fratini dhe Zbogar i është dërguar dhe autoriteteve më të larta të Bashkimit Europian, Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Katherin Ashton, Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule dhe Komisioneres për çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom.
Por më e rëndësishme, në nismën e marrë nga ministri italian dhe ai slloven për heqjen e vizave, është dhe mbështetja që kanë gjetur te homologët e tyre të vendeve të Bashkimit evropian.
Letra është firmosur nga 10 ministra të tjerë të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, duke shënuar në këtë mënyrë dhe një rritje të mbështetjes se vendeve të BE-së për procesin e heqjes së vizave.
Letra e dërguar për Presidencën Spanjolle është firmosur veç Fratinit dhe Zbogar edhe nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balazs, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikoaly Mladanov, ministri i Jashtëm i Estonisë, Urnas Pate, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Maltës, Tonio Borg, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosalv Sikoriki, ministri i Jashtëm Rumanisë, Teodor Baconschi, ministri Plotësues i Jashtëm i Greqisë, Dimistris Droutsas, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Andornuis Azubalis, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, dhe ministri i Qipros, Mausios Kyprianou.
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, ka iniciuar kështu në Bruksel, një lëvizje të gjerë, për të lobuar në kah të procesit të liberalizimit të vizave Shqipëri-BE.
Edhe pak ditë më parë, Fratini bashkë me homologun e tij francez, Kushner, përmes një shkrimi të botuar në një përditshme të Parisit, u shprehën se e rëndësishme për BE-në është të mbajë premtimin e dhënë më 26 nëntor, Shqipërisë dhe Bosnjes, për liberalizimin e vizave, para pushimeve të verës.
Letra e plotë e ministrave Fratini dhe Zbogar, drejtuar Presidencës spanjolle të BE-së
“Rruga që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka regjistruar hapa të shumtë vitet e fundit. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përshpejtuar me të vërtetë procesin e reformave më qëllim përmbushjen e kritereve dhe kushteve të vendosura nga BE, duke arritur disa rezultate të rëndësishme. Së fundmi, si rrjedhojë e linçimit të dialogut të liberalizimit të vizave nga Komisioni në fillim të 2008, qytetarët e Ish-Republikës Jugosllavë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë janë më pranë qytetarëve tanë. Liberalizimi i vizave ka dëshmuar së është, arritja më e madhe në praktikën e Bë-së që kontribuon në imazhin dhe perspektivën e saj në të gjithë rajonin. Procesi dëshmoi gjithashtu së gjatë përmbushjes së objektivave kombëtarë të përbashkëta, vendet e rajonit janë të afta të zhvillojnë procesin e reformave.
Suksesi i këtyre tri vendeve ka qenë një shtysë e fuqishme për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, dukë i inkurajuar të intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kushteve të mbetura, të përcaktuara në Udhërrëfyesit e tyre. Tani, është e rëndësishme të përfundoi procesi, dukë pasur parasysh së kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, duhen plotësuar.
Në do të donim t’u kujtonim Deklaratën e Përbashkët të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian në Nëntor 2009, i cili qartësisht na angazhon që të shqyrtojmë një propozim për amendimin e Rregullores (KE) Nr. 539/2001, lidhur më Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, si një çështja urgjentë. Duke pasur parasysh, procedurat ë zgjatura të vendimmarrjes së përbashkët, në na nevojitët të sigurojmë një punë në afat të organizmave përgatitorë të Këshillit, dukë i mundësuar Komisionit Evropian të paraqesë propozimin ë tij deri në fund të Majit 2010. Si rezultat, debati politik për mendimin e Rregullores do të vazhdojë në Këshillin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Qershor, dukë i mundësuar Parlamentit Evropian të përfundojë punën në fillim të vjeshtës.
Në këtë kuadër, në inkurajojmë dhe mbështesim fuqishëm gatishmërinë e Presidencës spanjollë për të njoftuar rrugën ë hapur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në takimin ministerial të Sarajevës në qershor.
Një kopje e kësaj letre i është dërguar edhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët ë Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian, Baroneshës Ashton, Komisionarit Fule, Komisionerit Malstrom, Kryetarit të AFëT, Albertini dhe përfaqësuesve të tjera të vënëve anëtarë”.