E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plotësohet dosja hetimore e abuzimeve dhe e evazionit fiskal të Erion Veliajt

Prokuroria fillon investigimin dhe verifikimin e denoncimeve të kreut të Lëvizjes “Zgjohu”

Avokati Altin Goxhak, kreu i Lëvizjes qytetare “Zgjohu”, ka depozituar dje në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës pjesën e dytë të dëshmisë me shkrim në lidhje me evazionin fiskal të kreut të G 99-ës, Erion Veliajt, për kohën që ai drejtonte Lëvzijen “Mjaft”.
Sipas denoncimit, të bërë publik nga Altin Goxha, që në muajin qershor të vitit 2009 dhe që tashmë është edhe objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, mësohet se gjatë kohës që Erion Veilaj ka drejtuar Lëvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”), për shumën e rreth 5.4 milionë euro të ardhurash, ai nuk ka paguar asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.
“Sipas të dhënave të mbledhura rezulton se prej vitesh Erion Veliaj përdor një skemë evazioni fiskal të veçantë e cila mund të shërbejë si një precedent i rrezikshëm për demokracinë dhe zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe i ka krijuar shtetit një dëm në miliona lekë”.
Kështu e argumentonte kreu i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Altin Goxhaj, informacionin e tij dërguar Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, informacion, që i dha këtij organi të akuzës mundësinë për të konsideruar të arsyeshme nisjen e këtij Procedimi Penal kryesisht.
Pas këtij denoncimi dhe pas këtij informacioni, prokuroria ka filluar procedimin penal me nr. 3379 (i vitit 2009) dhe ka nisur hetimet.
Mësohet se deri tani, është provuar evazioni fiskal i Erion Veliajt, në shumën e rreth 300 mijë euro, por që nga hetimet e mëtejshme të pritshme, pritet që kjo shumë të rritet.
Burime nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, sqarojnë se, Erion Veliaj, me cilësinë e drejtuesit të Lëvizjes “Mjaft” (ish-Fonacioni “Mjaft”), ka ofruar shërbime të ndryshme për bashkinë e Tiranës, bashkinë e Durrësit, KQZ-në, e institucione të tjera shtetërore, por edhe private, ndërkohë që për të ardhurat e siguruara kundrejt këtyre shërbimeve, nuk ka derdhur në arkën e shtetit asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.
Po ashtu, duke përfituar prej projekteve të ndryshme të institucioneve ndërkombëtare, Erion Veliaj, akuzohet për shpërdorimin e këtyre fondeve duke ua shpërndarë ato në mënyrë fiktive, vëllait, apo shokëve, miqve e të afërmve të vet, pa i përdorur për destinacionin për të cilat ato ishin dhënë. Gjithashtu edhe nga të ardhurat e siguruara në këtë mënyrë, mësohet se Erion Veliaj, nuk ka derdhur asnjë detyrim financiar, te Tatimet, Sigurimet Shoqërore, TVSH, apo edhe taksa nga të ardhurat.
Të dhënat e mbledhura nga Avokati Altin Goxhaj, dhe që tashmë janë edhe në duart e rokuroit të kësaj çështje, Julian Zonja, do të ndihmojnë Prokurorinë e Rrethit të Tiranës që të gjejë të dhënat e mjaftueshme për të kuptuar se në çfarë përmase të madhe, ka arritur evazioni fiskal i një modeli të shëmtuar të shoqërisë civile të përfaqësuar nga Erion Veliaj & Co, që thithi 5.4 milionë euro, ku pjesa më e madhe e tyre u siguruan vetëm nga donatorë të huaj ndërkombëtarë, dhe që u përdorën për të shkretuar shoqërinë civile rinore duke lënë vetëm një protagonist, Erion Veliajn dhe mjaftistët e tij.
Erion Veliaj, ka drejtuar Lëvizjen “Mjaft” (ish-Fonacionin “Mjaft”) deri në periudhën shkurt-mars të vitit 2008. Ndërkohë që ai zyrtarisht kishte deklaruar dorëheqjen nga ky drejtim, që në muajin shtator të vitit 2007, mësohet se edhe disa muaj pas kësaj dorëheqje, saktësisht deri në periudhën shkurt-mars ët vitit 2008, ai i ka njohur të drejtën vetes të përdorë llogaritë bankare të Lëvizjes “Mjaft” (ish-Fonacionit “Mjaft”), duke u bërë edhe për këtë fakt, objekt i hetimeve nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës.

Flet avokati Altin Goxhaj, pas daljes dje nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës

“Erion Veliaj të mos përdridhet para kamerave por të përgjigjet për akuzat e evazionit fiskal”

Altin Goxhaj deklaroi dje përballë Prokurorisë së Rrethit të Tiranës se ka përgatitur padinë për shpifje dhe fyerje ndaj Erion Veliajt, për shpifjet dhe fyerje të ndryshme dhe të vazhdueshme që ky i fundit ka kryer në adresë të tij.
Pasi ka dalë dje nga prokuroria e Rrethti të Tiranës, ku depozitoi pjesën e dytë të dëshmisë me shkrim në lidhje me evazionin fiskal të kreut të G 99-ës, Erion Veliajt, për kohën që ai drejtonte Lëvzijen “Mjaft”, avokati Altin Goxhaj u shpreh se,
“i bëj thirrje Veliajt që të mos përdridhet më para kamerave por të bëjë transparencë me paratë e donatoreve dhe të tregoje vete se sa para ka përfituar nga donatoret dhe sa ka deklaruar pranë organeve tatimore dhe atyre të sigurimeve shoqërore për vete dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt”.
Gjithashtu avokati Goxhaj komentoi se loja e Veliajt me padinë ndaj tij, dhe gazetave të ndryshme, “lidhet ngushtësisht me nevojën e domosdoshme për të shpikur një alibi se ai i ka hedhur në gjyq për shpifje, alibi e cila ta ndihmojë që ta kapërcejë pyetjen e zakonshme që i bëhet rregullisht tashmë mbi transparencën e munguar financiare dhe sidomos me pretendimin për evazion fiskal dhe abuzime të shumta të tij apo bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë”.
Lidhur me pjesën e padisë së Erion Velaiajt ndaj tij, avoakti Goxhaj u shpreh se, “Mirëpres me kënaqësi padinë e Erion Veliajt, sepse vetëm kështu Veliaj më se fundi do të ballafaqohet me pretendimet e mia për abuzimet me ‘Mjaft’”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›