E Diel, 1 Nëntor 2026

12 tregime dhe 4 skica nga shkrimtari Eqrem Basha



12 tregime dhe 4 skica të shkrimtarit të njohur kosovar Eqrem Basha botohen për herë të parë nga shtëpia botuese “Ideart”, e cila bën të ditur lajmin për mediat. Sa i përket shkrimtarit Basha, ai vlerësohet mes të tjerash për vështrimin e tij qytetar mbi realitetin... Eqrem Basha është poet, tregimtar, romancier, skenarist, kritik i arteve figurative, përkthyes nga frëngjishtja, italishtja e gjuhët sllave dhe botues (Dukagjini, Pejë) - është autor i dhjetë vëllimeve me poezi, katër vëllimeve me tregime dhe tri romaneve (i treti në dorëshkrim).
Poezia e tij është përkthyer në dhjetëra gjuhë, në revista dhe antologji të ndryshme, por edhe në vëllime të veçanta me poezi të zgjedhur në gjuhën angleze (SHBA) dhe polake (Seyni).
Shtëpia e njohur frënge “Fayard”, në vitin 1999 botoi një vëllim me tregime të zgjedhura (Les ombres de la nuit – Hijet e natës) që pati mjaft jehonë në shtypin frëng dhe i hapi rrugën e pjesëmarrjes në shumë takime e festivale europiane të letërsisë. “Është dëm i madh të presësh një aktualitet tragjik për të njohur një prozë kafkiane dhe këtë shkrimtar pesëdhjetëvjeçar, shqiptar i ardhur nga Maqedonia që jeton në Prishtinë”, - shkroi asokohe gazeta prestigjioze parisiene ‘Le monde’, ndërsa Andre Clavel, në ‘L’express’ e quajti një muskëtier të ri të letrave shqipe, fabulat çjerrëse duan ta rikthejnë mbarë një botë që është përmbysur”.
Eqrem Basha është gjithashtu mjaft i njohur edhe si përkthyes. Ai ka sjellë në shqip vepra të njohura të Sartrit, Kamysë, Joneskos, Beketit (kryesisht në gjininë e dramës), A. Malraux etj.
Basha është autor i një antologjie të teatrit frëng të shekullit XX me 15 autorë të shquar, si dhe i një monografie të skulptorit Agim Çavdarbasha (bashkë me fotografin A. Spahiu).
Puna e gjatë në Televizionin e Prishtinës (deri në korrik të vitit 1990, kur u dëbua me dhunë) e ka orientuar edhe në botën e filmit dhe televizionit, kryesisht si skenarist.

FILMI NË KINEMA “MILLENIUM”. “Max Payne”, sot projektohet aksion-trilleri

Një aksion-triller neo noir, që tenton të realizojë një lidhje ekstreme mes reales dhe ireales, i mbushur me mister, emocione dhe imazhe mbinatyrore mbërrin sot në ekranin e kinema “Millenium” në Tiranë. “Max Payne” tregon për një polic rebel në kërkim të hakmarrjes. Udhëtimi i Max ka një qëllim të qartë, të gjejë përgjegjësit e vrasjes brutale të familjes së tij, por edhe të një kolegu. Nuk ka rëndësi nëse kjo do ta bëjë të përdorë çdo mënyrë e mjet dhe as të ndeshet me qenie të mbinatyrshme. Duke marrë formën e një personazhi që nuk ka çfarë të humbasë dhe që nuk ndjek rregullat, Max do të jetë viktima e një tradhtie të pamenduar. Ai do të ndeshet me forca të fuqishme që janë duke fshehur të vërtetën tronditëse që duan ta varrosin përgjithmonë. Ideja e këtij antiheroi të etur për hakmarrje, koreografitë elegante dhe skenat aksion me slow-motion të bëjnë të mendosh menjëherë për natyrën kinematografike të ngjarjes, një prodhim me ndikime nga filmi i zi. Në filmin “Max Payne” është interpretuar nga kandidati për “Oscar”, Mark Wahlberg, që ka punuar me Mila Kunis (Mona Sax, një vrasëse mafioze dhe e bukur), me Olga Kurylenko (vajza Bond ne “Quantum of Solace”, të shfaqur para disa muajsh në Millenium, ndërsa këtu luan Natashën, motrën e vogël të Monës), me Chris “Ludacris” Bridges (detektivin e punëve të brendshme, Jim Bravura) si dhe Beau Bridges.

5 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›