E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britni, koncert në Nju Orlins me dritë dhe hije



Pas përgatitjeve dhe provave të shumta, Britni Spirs filloi turneun e saj për të hedhur pas krahëve vitet e hidhura. Koncerti i parë u mbajt në Nju Orleans dhe ishte pjesë e turneut të titulluar “Circus World Tour”. Në këtë performancë, këngëtarja ishte mjaft në formë, megjithatë u pa dukshëm se ajo ishte mjaft e ftohtë me publikun për shkak të emocioneve ose mospërshtatjes me veshjet dhe skenën. Kështu, prova e parë e Britnit ngjasoi më shumë me një shfaqje muzikore sesa me një koncert tradicional. Ndërrime pa fund të veshjeve, koreografi të studiuara edhe në detajet më të imëta, një shfaqje që s’kishte të krahasuar. Britni, e përqendruar për të mos gabuar në asnjë moment, duke ndier mijëra shikime që binin mbi të, u kushtëzua në repertor duke lënë mënjanë publikun në Nju Orlins. Një publik i lumtur që as nuk e vuri re ftohtësinë e Britnit që në disa momente përqendrohej në kërcim duke lënë mënjanë të kënduarit dhe buzët që shpesh nuk përputheshin me këngën. Megjithatë, kritikët e justifikuan në këtë pikë, pasi dihet që nuk mund të përqendrohesh 100 për qind në kërcim dhe këndim njëkohësisht. Të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga Britni dhe koncerti ishte i realizuar, në të cilin u përfshinë edhe sukseset e fundit të këngëtares si “Womanizer” dhe “Circus” duke vazhduar me “Toxic”. Disa nga këngët u prezantuan në një version të përpunuar.

5 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›