Shefer përgënjeshtron: “Nuk do të ketë reduktim të KFOR-it në Kosovë
“Ata që spekulojnë për reduktim, nuk flasin në emër të NATO-s”. Sekretari Shefer tha se ndryshime do të bëhen vetëm me vendime politike
Blerina Olldashi
Lajmi për zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë është mohuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, i cili çdo të dhënë të ditëve të fundit e ka quajtur spekulim. Shefer, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se çdo person që flet për reduktim të trupave të KFOR-it në Kosovë, përfshirë edhe personat me uniformë, nuk flasin në emër të NATO-s. “Dua të jem i qartë, ata që spekulojnë për reduktimin e mundshëm të KFOR-it, përfshirë këtu edhe njerëzit me uniformë, nuk flasin në emër të NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm Shefer shtoi se nuk ka asnjë plan për momentin, aq më pak ndonjë vendim për reduktimin e KFOR-it në Kosovë. “Ndryshimet e mundshme në KFOR do të bëhen vetëm në bazë të vendimeve politike të aleatëve, ndërsa ky vendim mund të merret vetëm kur aleatët të jenë të sigurt se zvogëlimi i mundshëm i ushtarëve të KFOR-it nuk do të rrezikojë sigurinë në Kosovë”, - tha Shefer, duke shtuar se nuk ka ardhur koha për këtë. Reagimi i Jap de Hop Shefer vjen pas deklaratave të Brukselit dhe Prishtinës zyrtare se NATO-ja do të nisë planifikimet për zvogëlimin e numrit të ushtarëve që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike konfirmoi edhe një herë se për momentin nuk ka asnjë plan, aq më pak ndonjë vendim për reduktimin e KFOR-it. Dy ditë më parë, zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apathurai, mori parasysh mundësinë që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të diskutojnë për zvogëlimin e numrit të trupave të aleancës në Kosovë. “Është e mundshme që të ketë diskutime për modifikimin e strukturës së KFOR-it, që do të implikonte diskutime lidhur me reduktime të mundshme”, - tha zëdhënësi Apathurai. Sipas tij, diskutimet mund të zhvilloheshin në muajin qershor, por jo më herët. Apathurai shtoi se disa vende anëtare të NATO-s janë të mendimit se në Kosovë mund të përballohet reduktimi i trupave të KFOR-it. “Një numër i vendeve të caktuara besojnë se mund të përballohet reduktimi”, - tha zëdhënësi Apathurai. Sipas tij, është herët të flitet nëse do të ketë konsensus për këtë çështje.
EULEX-i jep dënimin e parë për një kosovar
Gjykimi i parë i EULEX-it në Kosovë u mbajt ndaj një shqiptari që u dënua me 17 vjet heqje lirie për veprën penale, krime lufte.
Misioni Europian në Kosovë bëri të ditur se nën mbikëqyrjen e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX shpalli fajtor shtetasin kosovar Gani Gashi, 59 vjeç, nga Komorani, Drenicë, për akuzat: vrasje, vrasje në tentativë dhe dëmtim i rëndë fizik. “Çështja ka të bëjë me një incident që ka ndodhur më 12 korrik 1998 në një pikë kontrolli pranë Komoranit, në Kosovën Qendrore. Katër anëtarë të familjes shqiptare të Kosovës nga fshati Obri ishin qëlluar nga Gashi. Viktimat ishin: babai, nëna, djali dhe nipi. Babai vdiq, ndërsa tre anëtarët e tjerë të familjes u plagosën rëndë”, - thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, paneli gjykues përfshinte dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës të Kosovës. Prokurori ishte gjithashtu nga EULEX-i.
“Ky proces tregon se EULEX-i është serioz lidhur me hetimin dhe përndjekjen e rasteve të krimeve të luftës, kudo që kanë ndodhur, përsa kohë që kemi dëshmi të mjaftueshme për të vazhduar me një përndjekje të suksesshme ligjore. Ne do ta bëjmë këtë pavarësisht nga përkatësia etnike e atyre që janë të përfshirë në krime”, - tha Theo Jokobs, kryeprokurori i EULEX-it.
5 Mars 2009