12 vite burg për studentët grabitës
10/05/2005 Djemtë përdornin vajzën si karrem për të joshur viktimat
Elisjan Marku, Marlind Pohja, Anton Gjetja dhe vajza e përdorur prej tyre si karrem, Brixhilda Havalja, janë deklaruar dje fajtorë nga ana e Prokurorisë. Për secilin nga të pandehurit, prokurori kërkoi dënimin me nga 3 vite burg, ndërkohë që vajza pati lehtësira. Brixhilda Havalja, sipas akuzës, duhet të dënohet me kusht për 3 vjet. Janë që të gjithë studentë, banues të qytetit të Shkodrës.
Skema
Në bashkëpunim me njëri–tjetrin, të pandehurit, pasi thurën planin, grabitën shtetasin 24-vjeçar Armand Drita. Akuza tha dje se, të pandehurit në datën 24 mars 2004, ora 14.00, në rrugën "Komuna e Parisit" në katin e 11-të të një pallati, ngjyrë të verdhë, jo shumë larg nga rruga kryesore, kanë plagosur rëndë e më pas grabitur shtetasin Armando Drita. Nga verifikimet e para rezultoi se të dëmtuarit i ishin grabitur çelësat e makinës dhe një unazë floriri. Policia ka arritur të gjejë autorët e krimit, pasi i dëmtuari ka dhënë hollësitë e një vajze me të cilën u shoqërua atë natë. Ai ka përmendur emrin e një vajze 17-vjeçare. Fillimisht, vajza është paraqitur me emrin Ilda, studente në vitin e parë ekonomik Tiranë. Por, gjithsesi, ky emër nuk nxori asgjë. Për të shkuar deri tek vajza, janë bërë disa seanca për njohje. Ndërsa policia arriti të fuste në dorë një prej studentëve të arkitekturës. Vajza me emrin e rremë Ilda, është futur nga të pandehurit për të joshur 24-vjeçarin. Më pas, ajo është identifikuar me emrin Brixhilda Havalja. E mësuar nga shokët e saj, vajza e ka tërhequr me veprime deri te pallatet që janë ndërtuar në rrugën "Komuna e Parisit", atje ku e kishin porositur. Ka hipur në ashensor bashkë me 24-vjeçarin dhe kur ka mbërritur në katin e 11-të, vajza ka dalë e para duke i dhënë shkak bashkëpunëtorëve të saj të vepronin. Të pandehurit Elisjan Marku dhe Marlind Pohja, kanë qenë në pritje. Ishin vendosur në të dyja anët e derës së ashensorit. Në kokë mbanin nga një kapuç të zi, ku i shquheshin vetëm sytë. Ndërkohë, personi i tretë Anton Gjetja ndodhej në makinë gati për t’u larguar. Të pandehurit e godasin Dritën, e tërheqin zvarrë, duke e lidhur me kabllin e një karikuesi celulari. Më pas, të pandehurit, me çelësat në duar largohen bashkë me makinën luksoze të të dëmtuarit. Ndërkohë vajza largohet e para. Kur mbërrin në katin e parë të pallatit, ajo ka dëgjuar një britmë të madhe. Duke qarë shpjegon se ka hipur në makinën që e priste në rrugë dhe është larguar për në Shkodër.