Ushtari, 120 plumba mbi fëmijët

10/05/2005 Katër karikatorë zbrazen mbi katër të miturit që luanin. Policia: Po vidhnin hekur në repart
TIRANË- Plot 120 plumba janë zbrazur dje në orën 11.00 mbi katër fëmijë që luanin te fusha jashtë rrjetës së Repartit të Xhenios, te Bregu i Lumit, nga ku mbeti i vdekur në vend 16-vjeçari Afrim Velisula dhe u plagos lehtë shoku i tij, Dashamir Gjoni, 17 vjeç. Një nga të miturit, me mbiemrin Dema, i mbetur gjallë nga kjo marrëzi e një ushtari të rekrutuar prej dy javësh nga Garda e Republikës, ka disa vrima plumbi në tuta, ndërsa Jetmiri, 13 vjeç, vëllai i vetëm i kufomës, tregon për gazetën "Metropol" se dëgjonte zhurma plumbash që i kalonin nga faqet e nga trupi. Ushtari i këtij reparti, Naim Avdia, 19 vjeç, nga Kavaja, përveç katër karikatorëve me plumba që derdhi mbi trupat e vocërrakëve, u kërkoi oficerëve dhe ushtarëve municion rezervë për t’i shuar të gjithë nga faqja e dheut. Tragjedia mbaroi vetëm kur nga tyta e kallashnikovit doli flakë. Oficerët u mblodhën përqark rrëkeve të gjakut dhe transportuan me urgjencë të plagosurit. Shpresa e vetme e dinjitetit të këtij reparti ishte shpëtimi i jetës së Dashamir Gjonit, pasi aty u pa qartë që Afrim Velisula ishte mbuluar në të gjithë trupin nga plumbat dhe gjaku. Për fat të mire, Gjoni ka shpëtuar për mrekulli. Ai ka tri plumba në trup. Në grafinë që na tregon vëllai i tij i madh, Ylli, shihet qartë plumbi në gisht, në këmbë e pjesën e pasme të legenit, në kurriz.
Velisula
Nuk ka fjalë për ta përshkruar, i mituri u nda nga jeta që në momentin e parë. Burime nga Mjekësia Ligjore bënë të ditur për gazetën "Metropol", se në trupin e Afrim Velisulës numëroheshin plot 18 plumba në trup. "Nuk mund të saktësojmë vendin e plumbave, pasi janë shumë. Vetëm në zemër ka të paktën 4, të tjerët janë shpërndarë kudo", thonë burimet nga morgu i Tiranës.
Ngjarja dhe versionet
Tragjedia e djeshme ka versione të ndryshme. Më e shpejta në dhënien e informacionit u tregua Ministria e Mbrojtjes. Sipas saj, ushtari i paralajmëroi e më pas shtiu në drejtim të tyre.
Policia nga ana e saj ka prangosur ushtarin dhe e mori në pyetje. Në deklaratën e tij, sipas burimeve policore thuhej: "Më kanë shqetësuar edhe herë të tjera. I kam paralajmëruar disa herë. Pas plumbave të parë nuk mund të logjikoja më tej". Burimet policore bëjnë të ditur se, adoleshentët ishin duke vjedhur hekurin e repartit të ushtrisë. Së fundmi, vjen fjala e dëshmitarit në vendngjarje, Jetmirit, vëllait të vetëm të viktimës. Sipas tij, ata ishin 4 fëmijë dhe luanin te fusha. Ushtari i kishte parë me inat dhe u tha: "Ikni luani më andej". Sipas Jetmirit, ishte pikërisht Afrimi (viktima) ai që shau me fjalë ushtarin, e mandej rekruti u zbrazi pa paralajmërim katër karikatorët. Ndërsa ligji,
neni 82.90 mbi përdorimin e armëve thotë: "Nuk hapet zjarr kundër: a. fëmijëve, b. Pleqve, c. Grave, d. të sëmurëve mendorë, kur të gjithë këta janë të paarmatosur".
Jetmiri, vëllai i viktimës, një nga fëmijët në vendngjarje rrëfen për gazetën momentin e vrasjes
"U shtrimë përtokë kur na qëlloi ushtrai"
TIRANË- I tmerruar nga vdekja e vëllait të vetëm, Jetmir Velisula, 13 vjeç, nuk ngurron të tregojë ato minuta që i kanë mbetur ende në mendje. Duket se lojërat pranë këtij reparti ishin bërë ritual për këtë grup fëmijësh, që kishin zgjedhur fushën për të kaluar atë pak kohë të lirë që u mbetej. "Kishim që në mëngjes që luanim te fusha. Kishim luajtur edhe herë të tjera. Nuk na kishte ngacmuar njeri më parë", nis të rrëfejë i mituri, deklarata e të cilit u shënua në procesverbalet e policisë. Më pas, Jetmiri thotë se, ushtari i kishte parë me inat dhe u bëri me shenjë të luanin më larg. "I thamë se ç’të duhet ty se ku luajmë ne. Afrimi e shau dhe ushtari e hoqi automatikun nga krahu. Ne ikëm me vrap. Dëgjova zhurmën e të shtënave dhe plumbat më kalonin te veshi. U shtriva përtokë dhe pashë Afrimin kur u rrëzua. Ai ishte mbuluar me gjak", thotë Jetmiri.
Babai
Dhimbja kishte prekur të gjithë të afërmit e Afrimit, i cili pas vrasjes u dërgua fillimisht në morg për autopsi. Më tepër nga të gjithë, në këtë familje dëgjohej vajtimi i Fatbardhës, nënës së tij. Ajo ishte e detyruar ta ndante këtë dhimbje me bijat e saj, njëra prej të cilave është e martuar në Kuvajt, një e fejuar, dhe të tjerat janë të pamartuara. Bashkëshorti i saj, Jonuzi, kishte 12 ditë që ishte nisur për një vizitë në Kuvajt, tek vajza e tij. Familja do të presë deri mesditën e sotme, me qëllim që ceremonia mortore të zhvillohet pas mbërritjes së tij nga ky shtet.
Babai i të plagosurit: Drejtësia do nxjerrë të vërtetën
Në familjen e Dashamir Gjonit, djalit të plagosur, tashmë ka vetëm një frazë, "shyqyr që mbeti gjallë". Babai i tij, Islami, thotë për gazetën se e kanë marrë në telefon rreth orës 12.00, ku i treguan për ngjarjen. "Nuk isha futur akoma në pallatin ku punoj, kur më marrin në telefon e më thonë që të mbledh veglat e të kthehesha në shtëpi. Tani këtë punë e di policia dhe drejtësia. Ata do ta nxjerrin në pah të vërtetën", tregon Islami, i cili punon në ndërtim te "21 Dhjetori" bashkë me djalin e tij të madh, Yllin. Ky i fundit thotë se, Dashamiri kishte shkuar në Greqi rreth dy javë më parë, por ushtarët e kishin zënë në kufi dhe e kishin kthyer. Më parë ai punonte në një fabrikë këpucësh aty pranë. Dashamiri ka tre vëllezër, ndërsa nëna i ka vdekur kur ai ishte vetëm 4 vjeç. Atij iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të lehtë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" dhe më pas të merrej në pyetje nga inspektorët e Komisariatit numër 3, të cilëve u tregoi ngjarjen.
Mbrojtja: Ushtari qëlloi për ruajtjen e objektit
TIRANË- "Ushtari i është përmbajtur rregullores. Ai ka qëlluar vetëm në momentin kur ka parë se është cënuar seriozisht objekti që kishte në ruajtje. Kjo ka qenë me pak fjalë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar. Ngurtësia me të cilën është përcjellë ky informacion duket qartë, edhe shjegimet që na japin ushtarët në post-bllokun e Repartit të Xhenios. Të pyetur nga gazeta vetëm për të saktësuar vendin se ku ndodhi ngjarja, ushtarët përgjigjen: "Na kanë dhënë urdhër nga lart që të mos flasim asnjë fjalë për gazetarët". Tashmë, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë versionin e saj dhe të gjithë informacionin që ka grumbulluar nga oficerët që kanë në ngarkim këtë komandë, e kanë servirur pranë organeve përkatëse të Komisariatit numër 3 dhe Prokurorisë.
Ligji mbi përdorimin e armëve
Neni 82.90, datë 24.04.1988
Në bazë të rregullores së brendshme të ushtarakëve, arma e zjarrit përdoret si mjet ekstrem për ndalimin ose parandalimin e personave të përcaktuar në këtë ligj, kur mjetet e tjera nuk kanë dhënë rezultat ose duket qartë që përdorimi i tyre nuk do japë rezultate. Hapet zjarr: a. kur rrezikohet jeta e ushtarit, b. kur rrezikohet jeta e shokut të tij, c. kur cënohet objekti në ruajtje. Mjetet që s’dhanë rezultat: a. parandalimi me zë të lartë, b. Ndalesa, c. të shtëna në ajër. Nuk hapet zjarr kundër: a. fëmijëve, b. Pleqve, c. Grave, d. të sëmurëve mendorë, kur të gjithë këta janë të paarmatosur. Kur këta persona nuk kanë zbatuar rregullat, ushtari synon plizimin-- e tyre duke qëlluar nga mesi e poshtë dhe thërret menjëherë komandantin. Ky ligj u shpërndahet të gjithë ushtarëve që ditën kur ata ndodhen në zonën jocivile.
Kush është ushtari Naim Avdia
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Tiranë
Viti i lindjes 1987
Shërbimet: Garda e Republikës, Reparti i Xhenios
Sipas burimeve të Gardës së Republikës, Avdia është transferuar në këtë repart për shkak të sjelljes së tij jo të hijshme. Vëreheshin momente të shpërqendrimit.
Një vit më parë, gardistët vrasin dy policë
TIRANË- Gardistët vrasin policin e qarkullimit rrugor. Rreth orës 02:05 të rreth një viti më parë, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës Allaman Dervishi dhe i plagosur rëndë Resmi Hasanpapa. Dy orë pas ekzekutimeve, policia arrestoi në Kodër-Mëzez dy autorët, Guxim Kërtoçi dhe Sovran Qeleposhi. Të etur për një ditë pushimi, dy ushtarët e Gardës, mezi ç'pritën të dielën. Kishin vendosur të deheshin qysh më parë dhe nuk e bënë të gjatë. Kur ora kishte kaluar 24:00 të mesnatës, tropojanët morën me qira një taksi për të shkuar në Durrës. I premtuan shoferit se do t’ia jepnin paratë me të mbërritur në destinacion. E futën në bagazhin e autoveturës dhe u larguan. Pa e humbur toruan, dy të rinjtë kërkuan një makinë të dytë me qira. Fati i keq ndoqi Mark Bibën, i cili kishte parkuar automjetin tip “Benz 240“, me targa TR 2544 G pranë zonës së Kënetës. Teksa linin Shkozetin, pengmarrësit nuk vërejtën se Mark Biba kishte arritur të hapte bagazhin dhe të hidhej nga makina. Ai u ankua tek polici më i afërt dhe kësisoj targa u shpall në kërkim. Allaman Dervishi dhe Resmi Hasanpapa, që kryenin shërbimin e natës në kthesën e Kamzës, ishin lajmëruar në radio për makinën e vjedhur që po u afrohej. Me ta parë i nxorën tabelën për ta ndaluar. Ndërsa, Dervishi dhe Hasanpapa u afruan për të kërkuar dokumentet, ndjenë se u përshkruan nga plumbat e pistoletës që mbante në duar një nga të rinjtë. Efektivat blu mbetën të plagosur rëndë. U desh ndihma e kolegëve dhe banorëve aty pranë, që të dërgoheshin në spital. Fatkeqësisht, Allaman Dervishi nuk arriti të mbijetonte. Ndërkaq, me të kryer krimin, Guxim Kërtoçi dhe Sovran Qeleposhi u larguan në drejtim të Mëzetit, ku gjetën strehë me dhunë tek familja e Kasem Danit. Policia kriminale e Komisariatit nr.2 i prangosi afro 2 orë më pas. Polici i plagosur u dërgua në Itali.