E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia arreston katër persona

10/05/2005  TIRANË- Policia ditën e djeshme arrestoi në Rinas shtetasin në kërkim Arben Troksi, 31 vjeç, lindur e banues në Fushë Krujë. Ky shtetas është dënuar me vendim të Gjykatës së Kurbinit, me 3 vjet burg, për veprën penale të “mashtrimit”. Shtetasi iu dorëzua Komisariatit të Krujës. Nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës, u krye arrestimi në flagrancë i shtetases Rovena Aliaj, 23 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë. Kjo shtetase mbante dhe shpërndante lëndë narkotike, ku nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur tri doza me një sasi prej 0.6 gramë, që i mbante për t’i shitur. Komisariati nr.2 arrestoi Bujar Muçën, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar. Ky shtetas, në “Rr.Durrësit” i ka vjedhur në xhep portofolin me 3000 lekë një shtetasi. U arrestua Besim Grosha, 26 vjeç, lindur e banues në Kukës, i padënuar. Ky shtetas në ambientet e hotel “Tirana Internacional”, ka thyer me dashje xhamat e jashtme si dhe ka dëmtuar disa sende të tjera me vlerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›