"Vrasësit" e Sades, burgim të përjetshëm

10/05/2005 Të pandehurit pranojnë akuzën, vendoset gjykimi i shkurtuar
TIRANË – Është zhvilluar vetëm një seancë gjyqësore për të pandehurit Arlind Hyseni dhe Florin Muça, akuzuar për vrasjen e komshiut të tyre, të riut Genci Sade. Pranimi nga ana e gjykatës e kërkesës për gjykim të shkurtuar, bëri që procesi të mos kishte nevojën e pyetjes së dëshmitarëve. Prokurori i çështjes në konkluzionet e fundit të lexuara dje para gjykatës kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurve dhe dënimin e tyre me burgim të përjetshëm. Por në bazë të nenit 403 të Kodit Penal, kjo masë dënimi zbret automatikisht në 25 vite heqje lirie.
Të pandehurit
Arlind Hyseni dhe Florin Muça, u deklaruan fajtorë, pasi më 12 korrik 2004 vranë 24-vjeçarin Genci Sade dhe plagosën pridërit e tij. Ndërsa hetimet u kryen nga Krimet e Rënda, gjykimi i kësaj çështje u bë nga Shkalla e Parë për shkak të kalimit të kompetencave. Akuzohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me pasojë vdekjen dhe armëmbajtje pa leje. Në bankën e të akuzuarve ishte ulur vetëm i pandehuri Florin Muça. Bashkëpunëtori i tij, Arlind Hyseni, është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa Muça mbrohet nga avokati Ferdinand Doja, Hyseni ka pajisur me prokurë të posaçme avokatin Gëzim Allaraj. Para gjykatës, i pandehuri Hyseni ka pranuar gjithçka, madje ka dhënë shpjegime edhe për mënyrën se si u futën në shtëpinë e viktimës dhe pse arritën të qëllonin mbi trupin e 24-vjeçarit, duke i marrë jetën në vend. "Unë e vrava Gencin dhe plagosa dy prindërit e tij. Isha së bashku me shokun tim Arlind Hyseni. Megjithëse mora pjesë në vrasje, planin e organizoi Arlindi. Ideja për t’u futur dhe marrë paratë e familjes Sade, ishte e tija. Unë nuk e dija ku ishin paratë, edhe pse i kisha komshinj. Madje, as shoku im nuk e dinte. Ne u futëm për të kontrolluar. Nuk isha i droguar, ashtu si ka deklaruar mamaja ime. Unë kisha pirë pak atë natë, por drogën nuk e kam provuar asnjëherë. Jam shumë i penduar për krimin që kam bërë". Më pas tregon se ka patur në dorë automatikun. Ndërsa shoku i tij ka patur një pistoletë. Atij nuk i kujtohet mirë se kush ka qëlluar mbi 24-vjeçarin Sade.
Grabitja në mesnatë që solli vrasjet
Më 12 korrik 2004, rreth orës 02.00 pas mesnate, dy të pandehurit Arlind Hyseni dhe Florin Muça kapërcejnë kangjellat e shtëpisë ku banonte viktima Genci Sade, në rrugën që njihet me emrin "Frigoriferi". Ishin komshinj dhe njiheshin prej vitesh. Muça dhe Hyseni kur bënë planin për të hyrë në shtëpinë e viktimës menduan të armatoseshin. Kështu, Muça mbante në dorë një pistoletë dhe Hyseni një automatik. Sipas akuzës, të pandehurit e dinin që djali i familjes Sade merrej me shitjen e celularëve dhe kishte lekë në shtëpi. Kështu pa e ditur vendin se ku ndodheshin paratë, të maskuar futen në banesë. Kishin menduar të kontrollonin me imtësi të gjitha dhomat. Por, fatkeqësisht u diktuan nga familjarët. Nga përleshja midis hajdutëve dhe njerëzve të familjes, mbeti i vrarë djali 24 vjeç, Genci Sade dhe u plagosën prindërit e tij. Gjatë fazës së pyetjeve, i pandehuri ka shpjeguar me detaje ngjarjen. Madje është ndier i penduar. Muça ka treguar se rrezikoi dhe u fut në familjen Sade, pasi me paratë që do të grabiste mund të nxirrte vëllain nga burgu. Gjithashtu i pandehuri që ndodhet në gjendje arresti, është shprehur se planin për t’u futur e ka bërë bashkëpunëtori i tij dhe se në atë moment ka qenë pak i pirë. Ka përjashtuar mundësinë e të qenit i droguar.