Fullani: Heqja e lekut nuk është urgjente
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, reagoi ndaj deklaratës së Kryeministrit Berisha për "dorëzimin përballë euros", duke thënë se leku është një monedhë e suksesshme dhe nevoja për të hequr dorë prej saj nuk është urgjente. Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve "Reuters", Fullani tha se leku ka qenë aq i suksesshëm sa nuk është luhatur në vlerë më shumë se 10-15 për qind që nga koha kur u vendos në kursin e lirë të këmbimit në vitin 1992, pra heqja e saj nga qarkullimi nuk është nevojë urgjente.
"Natyrisht, sfida e vendeve tona në rajon është hapi i ardhshëm drejt Europës", tha Fullani për "Reuters". "Por euro nuk është një proces i njëanshëm, është një proces i mirëkuptimit mes partnerëve. Fillimisht ne duhet të fuqizojmë iniciativat për reforma strukturore. Natyrisht që një ditë ne do të bashkohemi me euron", tha ai.
Kryeministri Berisha i kapi të gjithë në surprizë ditën e enjte, kur deklaroi para guvernatorëve të bankave qendrore të rajonit se euro po bën presion mbi monedhat tona dhe se ne duhet të dorëzohemi dhe të futemi në euro. "Duhet të hapim negociatat", tha ai. Ekspertë të ndryshëm nga sistemi bankar shqiptar e vlerësuan deklaratën si të pakuptimtë. Integrimi në eurozonë është një proces edhe më i vështirë se sa integrimi në Bashkimin Europian dhe në këtë pikë, çdo diskutim është i pakuptimtë. Shumë vende janë anëtarësuar në BE pa u anëtarësuar në Eurozonë, por asnjë vend nuk është anëtarësuar në eurozonë pa u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
"Politika aktuale e qeverisë, me deficit buxhetor të lartë, shkon në drejtim të kundërt me dëshirën për t‘u integruar në eurozonë. Për më tepër, vendet në zhvillim kanë nevojë për të investuar dhe investimet nënkuptojnë deficite të larta", thonë ekspertët. "Në fund të fundit, integrimi në eurozonë i Shqipërisë nuk është një çështje zgjedhjeje, është thjeshtë e pamundur", thonë ata.
Shqipëria është aktualisht duke zbatuar Marrëveshjen e Anëtarësimit dhe Stabilizimit në Bashkimin Europian. Në këtë marrëveshje sanksionohet se pesë vite pas hyrjes në fuqi, progresi i vendit do të analizohet dhe një vendim do të merret nëse vendi do të pranohet si anëtar apo MSA-ja do të vijojë të zbatohet edhe për pesë vite të tjera. Në bazë të MSA-së, shansi më i afërt i Shqipërisë për anëtarësim në BE është viti 2014.