E Diel, 1 Nëntor 2026

Në prill, BQE i tha ‘jo‘ Polonisë e Hungarisë

Në pranverën e këtij viti, kur kriza financiare ndërkombëtare pati arritur kulmin, Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi zyrtarisht Bashkimit Europian të lejojë euroizimin e vendeve të Lindjes si pjesë e zgjidhjes së krizës, duke i dhënë anëtarësim të pjesshëm në Bashkimin Monetar. Ewald Nowotny, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BQE-së, u përgjigj: "Ky propozim i FMN-së nuk është realist. Anëtarësimi në bashkimin monetar europian ka rregulla të qarta dhe këto rregulla duhet të zbatohen. Nga pikëpamja ekonomike, ky nuk mund të jetë një sinjal për besimin te monedha euro".
Vendet e Europës Lindore që u anëtarësuan në BE në vitin 2004, kanë filluar të mendojnë për integrimin në euro. Vendet Baltike p.sh., kanë hyrë në sistemin e kursit të këmbimit fiks me euron, gjë që është një hap drejt integrimit. Por kjo nuk mjafton se Europa e vjetër nuk ka arsye të tolerojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›