Nisin negociatat për buxhetin 2010
Krijimi i qeverisë së re i hap rrugë fillimit të negociatave për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2010. Diskutimet janë zhvilluar ditët e fundit në ambientet e Ministrisë së Financave, institucioni që mban përgjegjësinë më të madhe për parametrat e buxhetit. Ende pa marrë rrugën e duhur, kanë dalë në pah problemet e para. Mësohet se dy ministritë kryesore, ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si edhe Integrimi, kanë mbetur prapa me hartimin e projektbuxhetit. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara në Ministrinë e Financave, duke krijuar vonesa në detajimin e shpenzimeve për vitin tjetër. Plani i qeverisë mbetet për një miratim më të shpejtë të projektbuxhetit, në mënyrë që diskutimet në komisionet parlamentare të mbyllen brenda afateve ligjore. Në total parashikohet që buxheti i vitit tjetër do të jetë rreth 4.2 miliardë dollarë. Afërisht 1 miliard dollarë do të jetë fondi për investime publike, përfshi dhe kreditë e donacionet e huaja.
Pavarësisht nisjes së diskutimeve, Ministria e Financave dhe dikasteret e tjera e kanë pak a shumë të qartë se sa do të jetë niveli i shpenzimeve. Në muajin korrik 2009, qeveria miratoi tavanin e shpenzimeve buxhetore për tre vitet e ardhshme (plani buxhetor afatmesëm), mbi bazën e të cilit do të diskutohet me grupet e punës drafti final i shpenzimeve dhe të ardhurave.
Për herë të parë, Ministria e Arsimit do të ketë më shumë fonde se ministritë e tjera, kur më parë ekskluziviteti i takonte Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Për Arsimin dhe Shkencën parashikohen rreth 46 miliardë e 800 milionë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë më shumë se Ministria e Punëve Publike. Kjo e fundit do të ketë në dispozicion për investime rreth 25 miliardë e 800 milionë lekë. Në total, MPPTT-ja mund të marrë 45.3 miliardë lekë, ose rreth 16 miliardë lekë më pak se viti 2009. Rritja e buxhetit për arsimin është shkaktuar edhe nga niveli i ri i pagave, të cilat në katër vitet e fundit janë rritur me mesatarisht me 10 për qind.