Rama: Qeveria të tërhiqet për FSHF
• Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerëson “të turpshëm” përjashtimin e Shqipërisë për të dytën herë nga aktivitetet ndërkombëtare të futbollit.Sipas tij, vendimi i FIFA-s është një lajm i keq për futbollin shqiptar, përgjegjësia për të cilin sipas tij është rezultat i politikës së vjetër. “Qeveria duhet të tërhiqet”, tha Rama. Duke komentuar më tej akuzat e qeverisë për shitje ndeshjes së Kombëtares, kreu i PS-se tha se në këtë rast e vetmja gjë që mbetet për të bërë është reformimi i sistemit. “Ndërkohë që sot, kryeministri duhet të kishte kërkuar largimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai bën të kundërtën, duke thënë se do të zbatohen ligjet e vendit dhe nuk pyesim rregullat dhe standardet e FIFA-s. Ky veprim na kujton Haxhi Qamilin, që thoshte: “Sa ta kem mirë me Sharrën dhe Ndroqin, nuk pyes për Londrën dhe Parisin”, tha Rama.