126 numri i personaliteteve dhe i intelektualëve që firmosin letrën që kërkon largimin e barrikadës “Rama” nga rruga drejt BE-së

Ndonëse fillimisht ishin 41 intelektualë që iu drejtuan publikisht Edi Ramës, përmes një peticioni që të heqë dorë nga barrikadat e izolimit të Shqipërisë, dje janë trefishuar në 126-ë. Plot 126-ë intelektualë, figura të shquara të artit dhe skenës, vlerësojnë se ka ardhur koha që ata shqiptarë që vazhdojnë të mbahen me dhunë në bulevardin e kryeqytetit, të rikthehen në shtëpitë e tyre, e njëherazi i bëjnë thirrje Ramës, të mos tentojë të ndërpresë destinimin e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt “Shtëpisë” së përbashkët, siç është familja evropiane. “Zoti Rama hiqeni priten! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTëPI”, është apeli publik i intelektualëve, duke shtuar se “ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht”. “Fatkeqësisht ne nuk arritëm ta bënim një rebelim të tillë në kohën e diktaturës së kuqe. Ne nuk arritëm të vetëflijoheshim atëherë kur do të kishte kuptim. Ne të gjithë arritëm këtu duke ecur nëpër kalldrëmin e këtij tranzicioni kaq të gjatë. Ne kemi ecur dalëngadalë duke e tronditur herë pas here besimin e të gjithë atyre që na mbështetën. Por… më në fund… ne tani jemi në prag”, shkruajnë në deklaratën e tyre intelektualët.
Greva, reagon PD: Rama, një i paburrë, nxirr gratë nga greva dhe hyr vetë Partia Demokratike reagoi dje ndaj protestës së opozitës, kryesisht grevës së urisë. Selia blu i kërkoi përsëri kryesocialistit Edi Rama, të largojë gratë nga greva e urisë dhe të hyjë vetë brenda. Deputetja demokrate Arenca Trashani, deklaroi se kushtet jo dinjitoze ku janë futur gratë socialistë në çadrat e grevës së urisë, tregojnë mizorinë dhe makabritetin që Edi Rama u ka faturuar atyre. “Z. Rama, për të disatën herë, në nënat, deputetë të Kuvendit ju drejtohemi përsëri Ju. Nxirrini nga ngujimi gratë, nënat. Nxirrini nga çadra koleget tona, nëna me fëmijë. Asnjë burrë në botë nuk ka bërë atë që ti po ju bën grave. çfarë gjëme pret zoti Rama, që ato të dalin nga aty? çadra është akuzë kundër teje. Kushtet jo dinjitoze ku i ke lëshuar gratë janë akuzë vetëm për ty. Drama e fëmijëve të nënave të ngujuara nga Ju është akuzë për vetëm për ty. Drama e këtyre fëmijëve është e pariparueshme. Moslejimi i mjekëve për t’ju shërbyer nënave është makabre. Rrezikimi i jetës së nënave me fëmijë është pashpirtësia ekstreme e jotja. Ti je katil. Ti je përgjegjës. Ti je i paburrë. Nxirr gratë e hyr vetë”, u shpreh në deklaratën e saj, deputetja demokrate, Trashani.
...