Socialistët Evropianë, thirrje opozitës shqiptare të ndalë grevën e urisë

Sekretari i PSE shpreh shqetësimin për shëndetin e grevistëve dhe inkurajon tejkalimin e situatës, por në mënyrë surprizë, shmang Edi Ramën nga marrëveshja dhe zgjidhja e kontestit
Partia Socialiste Evropiane pozicionohet kundër homologes së saj në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, PSE deklaron se “greva e urisë, ka shkaktuar shqetësim në radhët tona, për shëndetin e grevistëve pjesëmarrës”. “Ne inkurajojmë nxitjen e dialogut, për kapërcimin e kësaj situate”. Në deklaratën e saj, PSE anashkalon partinë opozitare për zgjidhjen e ngërçit, duke e spostuar vëmendjen tek qeveria dhe protestuesit. Komunikata zyrtare e socialistëve evropiane shfaktorizon njëkohësisht Edi Ramën dhe partinë e tij udhëheqëse në këtë proces të tejzgjatur protestash dhe greve urie. “është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje e shpejtë për ngërçin politik. Unë jam i shqetësuar për shëndetin e grevistëve. Duhet të ketë një dialog konstruktiv me protestuesve dhe qeverisë”, thuhet në deklaratën e socialistëve evropianë. Gjithashtu PSE mbështet nisjen e reformës zgjedhore, për të siguruar zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në të ardhmen.
...