Politika të gjejë zgjidhjen në parlament
Deklaron Presidenti Topi
Kreu i shtetit, Bamir Topi shprehet e se partitë politike duhet të gjejnë konsensusin në sallën e Kuvendit, nga ku, siç thekson ai, duhet të arrihet një dialog institucional.
“Për një dialog duhet të jenë të pranishme të dyja palët. Forcat politike të gjejnë zgjidhjen e nevojshme sa më shpejt brenda kuadrit institucional në Parlament”- u shpreh Topi. Presidenti vërejti se është shqetësues fakti se edhe pse kanë kaluar muaj të tërë pozita dhe opozita nuk kanë gjetur asnjë rrugë zgjidhje për situatën e krijuar.
Kreu i shtetit u shpreh i gatshëm edhe për organizimin e një tryeze të dytë ndërmjet palëve politike, por tha ai, dialogu duhet të shtrohet në Kuvend, për tju nënshtruar kësisoj dialogut parlamentar.