Projekti: Shqipëria, pjesë e gazsjellësit strategjik “Rrjedha e Jugut”
Mediat italiane konfirmojnë projektin e korridorit të gazit që përfshin Shqipërinë. Tubacioni nis nga Deti i Zi dhe, nëpërmjet Kanalit të Otrantos, përfundon në Itali
Ervin KOÇI
Shqipëria do të jetë pjesë e linjës së tubacioneve të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”, që do të furnizojë me gaz vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Europian. Lajmi është dhënë dy ditë më parë nga mediat elektronike italiane, të cilat e rendisnin edhe vendin tonë në atë grup vendesh ku do të kalonin tubacionet e gazsjellësit më të madh të rajonit. Duke iu referuar takimit më të fundit të kryeministri italian, Silvio Berluskoni, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Moskë, ato kanë hedhur dritë mbi projektin më të madh që pritet të furnizojë Europën me energji, duke i dhënë jetë një gazsjellësi që nis nga stepat ruse e përfundon në Europën Perëndimore. Më e papritura e këtij lajmi, sipas së përditshmes italiane, është se ky gazsjellës ka një degëzim nëpër Shqipëri, duke ardhur nga Greqia, duke përdorur si vendkalimi Kanalin e Otrantos, me degëzim nëpër vendin tonë, për të mbërritur në Apenine. Mediat italiane nuk kanë ngurruar që ta komentojnë këtë projekt si “një zhvillim që trondit hartën gjeopolitike të Europës, për arsye se ky gazsjellës është konkurrent direkt i gazsjellësit euro-amerikan ‘Nabuco’, që kalon nëpër Turqi”. Mediat italiane e kanë konsideruar dhe kryeministrin e tyre, Silvio Berluskoni, si “politikanin më filosllav në Europë”, i cili ka fluturuar drejt Shën Petërburgut, ku bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerard Shrëder, po feston në një ‘daça’ (vilë luksoze) në periferi të qytetit 57-vjetorin e njeriut të fortë të Moskës, Vladimir Putinit, që prej kohësh ka miqësi të fortë me kreun e qeverisë italiane. Berluskoni ishte javën e kaluar në Sofje dhe arriti ta bindë kryeministrin e ri të Bullgarisë dhe ish-kryebashkiakun e Sofjes, Boyko Borisov, që të mbështesë gazsjellësin italo-rus “South Stream” (Rrjedha e Jugut), i cili është konkurrent me euro-amerikanin “Nabuco”.
Marrëveshja
Muajin e kaluar, Bullgaria, së bashku me Turqinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë, në prezencë të kreut të Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, firmosën akordin që parashikonte ndërtimin e një gazsjellësi të madh që vinte nga Azerbajxhani, i quajtur “Nabuco”, i cili do të ulte varësinë e BE-së ndaj energjisë ruse. Ky pakt bëhej për të zbutur pasojat e paktit të disa viteve më parë ndërmjet Putinit dhe ish-kancelarit gjerman, Gerard Shrëder, për ndërtimin e gazsjellësit nga Shën Petërburgu në Detin Baltik, i quajtur “North Stream” (Rrjedha e Veriut), i cili arrinte brigjet gjermane, duke prerë të gjitha ish-Republikat Sovjetike baltike dhe Poloninë. Italia është vendi i parë që ka përkrahur projektin “South Stream”, që do të lidhë brigjet e Detit të Zi me Bullgarinë dhe mandej me vendet e BE-së nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Hyrja e Bullgarisë në “South Stream” do ta ndajë këtë vend në dy degëzime: i pari që kalon në Greqi dhe nëpërmjet Kanalit të Otrantos do të arrijë Brindisin, duke kaluar nëpër Shqipëri; dhe i dyti kalon nga Maqedonia, Serbia dhe Hungaria, dhe do të arrijë Vjenën në Veri, duke lënë jashtë Rumaninë, që tani po kërkon të bëhet pjesë e projektit.
Rruga
I gjithë problemi është se deri tani asnjë nga autoritetet e Tiranës zyrtare nuk ka folur në lidhje me përfshirjen e vendit tonë në këtë projekt. “South Stream” do ta ndajë Ballkanin në dy degëzime: i pari, që kalon nëpërmjet Greqisë dhe nëpërmjet Kanalit të Otrantos, do të arrijë Brindisin, duke kaluar nëpër Shqipëri; dhe i dyti kalon nga Maqedonia, Serbia dhe Hungaria, dhe do të arrijë Vjenën në Veri. Në fakt, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës “frikësohen” që kjo situatë mund të jetë e rrezikshme për Perëndimin, pasi e kthen atë në vartës të gazit rus, duke kushtëzuar zhvillimin e tij. Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, që dje mbërriti në Poloni dhe do të vizitojë dhe Çekinë dhe Rumaninë zyrtarisht për të diskutuar për mbrojtjen antibërthamore, por do të flasë edhe për energjinë, duke kërkuar që t’i sigurojë aleatët e rinj të SHBA-ve për mbështetjen e fortë të projektit “Nabuco”. Varshava dhe Bukureshti janë të shqetësuara nga izolimi i kryer nga Moska, kryeqyteti i një superfuqie që deri 20 vjet më parë i ka mbajtur si koloni. Polonia e shikon projektin “North Stream” si një përsëritje të paktit të vjetër ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë.
Ambasada Ruse: “Rrjedha e Jugut”, një leverdi e përbashkët ekonomike, jo çështje politike
Pavarësisht zhurmës mediatike të shtypit europian që shprehet pro dhe kundër ndërtimit të projektit të gazit “Rrjedha e Jugut”, Rusia duket se ka një qëndrim të sajin krejtësisht origjinal për këtë çështje. Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, e pyetur nga gazeta “Albania” lidhur me këtë çështje, nuk ka ngurruar që të shprehë qëndrimin zyrtar të Moskës, duke hedhur dritë mbi këtë projekt dhe duke u munduar të qetësojë debatet për këtë çështje. Pyetjes së “Albania”-s se a ekziston mendimi se këto dy projekte konkurrojnë njëri-tjetrin (Nabuco dhe Rrjedha e Jugut), a është vërtet kështu?, autoritetet zyrtare të sektorit ekonomik në Ambasadën e Federatës Ruse në Shqipëri i dhanë këtë përgjigje: “Sipas vlerësimeve të Eurogaz-it, nevojat energjetike të Europës po rriten dita-ditës dhe në vitin 2030 ato parashikohet të arrijnë në 205 miliardë metër kub gaz më tepër dhe kjo do të rritet vit mbas viti. Studimet e bëra tregojnë se Europa ka nevojë për sasi të tjera shtesë të gazit të lëngshëm, shumë më shumë se sa ato që mund të sigurojnë ‘Rrjedha e Jugut’, ‘Rrjedha e Veriut’ dhe ‘Nabuko’ të marra së bashku. Me mundësinë projektuese për të dhënë 63 miliardë metër kub gaz në vit, gazsjellësi ‘Rrjedha e Jugut’ mund të sigurojë vetëm një të tretën e gazit të nevojshëm, duke u bërë element me rëndësi jetike i të gjithë sistemit energjetik europian. Por ajo çka është e pasaktë, është problemi i zbatimit të këtij projekti, që shpesh, në mënyrë të pabazuar, politizohet dhe përdoret për të fryrë temën e pathemeltë të shmangies së vartësisë së tepruar energjetike të vendeve europiane nga Rusia. Në bazën e çdo projekti të rrjeteve të transportit të gazit duhet të jenë jo arsyetimet gjeopolitike, por, para së gjithash, leverdia ekonomike. Përfaqësues të disa vendeve Europiane shpesh fajësojnë Rusinë në zgjatjen e procesit të realizimit të projektit, në çmimin e tij të lartë dhe në politizimin e tepruar. Kjo e fundit nënkupton edhe që jo të gjitha vendet bëjnë pjesë në të, prandaj dhe nuk do të marrin karburant të kaltër. Duhet theksuar se Moska është vetëm nismëtare e projektit dhe mban përgjegjësi: së pari, vetëm për pjesën e vet të tubacionit shumëkilometërsh dhe së dyti, për t’i mbushur tubat me gaz dhe mosndërprerjen e tij. Në të dyja rastet Rusia është garantuese e sigurt. Për sa i takon pjesës europiane të projektit, me këtë merren kompanitë më të madha energjetike të vendeve pjesëmarrëse të projektit. Pikërisht këtyre kompanive Rusia do t’u paguajë për pompimin transit dhe do të jenë këto kompani që do të përgjigjen mandej për shpërndarjen e gazit në tregjet e tyre të brendshme të konsumatorëve. Së fundi, pikërisht ata do të ndikojnë në marrjen e vendimeve për degëzimin e tubacioneve në vendet fqinje të tyre. Në zbatimin e projektit për tubacionin e gazsjellësit ‘Rrjedha e Jugut’, kompania ‘Gazprom’ tanimë ka partnerë të sigurt europianë, të tillë si ‘ENI’ italian. Ndërkohë, për këtë qëllim po krijohen dhe ndërmarrje të përbashkëta me partnerë nga Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Hungaria. Por thjesht, vetëm pjesëmarrja e këtyre shteteve nuk mjafton. Projekti është llogaritur për më shumë fuqi energjetike dhe më shumë tregje e konsumatorë. Ai kërkon ndërtimin e stacioneve të gazit, rezervuarve të gazit (depozitave), kërkon përfshirjen dhe përgatitjen e një numri të madh specialistësh me kualifikim të lartë në këtë sektor, si dhe praninë e një rrjeti të zhvilluar dhe të gjerë të konsumatorëve të gazit”.
23 Tetor 2009