'13-'33 Tallazet shqiptare në sytë e Mehdi Frashërit
13/04/2005 Botohen për herë të parë kujtimet personale të Mehdi Frashërit në një libër. Ky libër mban siglën botuese të "Omsca-1" dhe materiali është dhënë për botim nga Tefik Çelo, nip i M.Frashërit. Kujtimet e këtij personaliteti (ende të panjohur) të Shqipërisë, fokusohen në periudhën 1913-1933, duke sjellë në dritë fakte tepër interesante për tallazet, në të cilat kalonte vendi
Luftë, një vend që rrezikon të coptohet, beteja vëllavrasëse për pushtet, fqinj të gatshëm të përlajnë çdo pjesë shqiptare, një Ballkan i trazuar, por edhe një Evropë e çoroditur, në përplasje totale. Të gjitha këto, por edhe mjaft përshkrime interesante, mund të ndeshësh në librin "Mehdi Frashëri - Kujtime (vitet 1913-1933)". Kujtime që për herë të parë bëhen publike nga shtëpia botuese "Omsca-1". Në parathënien e librit, të shkruar nga nipi i Mehdi Frashërit, Tefik Çelo, i cili i ka dhënë për botim këto kujtime, rrëfehet edhe odiseja e tyre, kujtime që "janë ruajtur për shumë vjet nga familjet e Haki dhe Gani Karapicit dhe u kanë shpëtuar kontrolleve të dy arrestimeve, të fshehura midis librave të fëmijëve të tyre. Gjyshi kishte miqësi me këtë familje dhe ua kishte lënë amanet pjesëtarëve të saj, në prag të largimit nga Shqipëria, në nëntor të vitit 1944...". Kujtimet fillojnë në momentet e para të ardhjes së princ Vidit në Shqipëri dhe me përpjekjet e xhonturqve dhe serbëve, për të sabotur udhëheqjen e Shqipërisë prej tij. Një material tepër interesant dhe që, ndoshta, hedh dritë mbi shumë momente të historisë së asaj periudhe, nga këndvështrimi i një personaliteti me një aktivitet të jashtëzakonshëm në politikën shqiptare, për rreth 30 vjet. Lexuesi ndeshet me përshkrime tepër realiste të situatës në vendin tonë dhe jo vetëm. Frashëri tregon se, përveçse një patritot është edhe një diplomat dhe njohës shumë i thellë i konjukturave rajonale dhe mbarevropiane dhe, kjo po të kihet parasysh se sa të komplikuara ishin situatat politike në periudhën 1913-1924, kur u zhvillua një Luftë Ballkanike, për t'u pasuar nga Lufta e Parë Botërore. Ka qenë një periudhë, në të cilën Mehdi Frashëri i ka parë faktet dhe i ka prekur situatat nga shumë pranë, pasi që prej vitit 1912, ai u emërua përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, për të vazhduar më pas si deputet dhe në shumë funksione qeveritare, madje, edhe një ndër kryeministrat më të suksesshëm të vendit në vitet '30. Tërheq vëmendjen orientimi i tij i plotë evropiano-perëndimor, por edhe një fakt tjetër tepër interesant: jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë në mendimin e tij në lidhje me vetë shqiptarët. Një vend, i cili luhatej midis nacionalizmit, preferencave fetare, por që në fund të fundit synonin vetëm një gjë, pushtetin me çdo lloj çmimi. Pamundësia për të qenë të bashkuar për interesat e vendit, edhe në çaste shumë kriktike, shprehet qartë kur Frashëri shkruan se "... gjithë shtetet, gjithë kombet që dëshironin të kishin pavarësi, kishin çuar nga një dërgatë, kurse populli shqiptar kishte çuar katër dërgata: Dërgatën e Durrësit, Dërgatën e Esad Pashës, Dërgatën e Stambollit, Dërgatën e Rumanisë...", (edhe pas rreth 90 vitesh, ndeshim prapë raste të ngjashme në politikën shqiptare). Ndërsa thur një elozh për gjuhën shqipe, kur flet për hartimin e Kodit Civil, në vitet '27-'28 se, "gjithë bota kujtonte se kjo vepër madhështore nuk do të realizohej për shkak se mungonin termat, por më në fund u pa se gjuha shqipe po të përdorej nga njerëz të kulturës, nuk është e vobektë; për çdo kuptim juridik u gjend fjala e posaçme dhe, me kohë këto fjalë hynë edhe në gjuhën e popullit". E ndërsa analiza është tepër e hollësishme nga vitet 1912-1924, duke përfshirë edhe detaje për çështjen e kufijve të vendit apo edhe çështjen çame, ndjehet një boshllëk në pjesën tjetër të kohës, që, kryesisht përfshin ngjarjet e Revolucionit të Qershorit apo shpalljen e vendit monarki. Ndoshta, një periudhë ku Frashëri është tepër i ngarkuar me detyra, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Mehdi Frashëri, Kryeministri... emigrant
Ai është një ndër personalitetet më të spikatura të politikës shqiptare të gjysmës së parë të shek.XX, me një angazhim të plotë në rreth 30 vite, i cili nga guvernator i Palestinës apo nënkomisar i perandorisë turke, do të bëhej kryeministër i Shqipërisë, për të kaluar vitet e fundit të jetës në emigracion. Për të shkruar biografinë e kësaj figure të spikatur do të duheshin libra voluminozë, por, edhe disa kulme të jetës së tij janë të mjaftueshme për të kuptuar potencialin e tij, një figurë me të cilin duhet të ndjehemi krenarë.
1874 -Lindi në Frashër, më 28.02.1874.
1898 -U doktorua në degën e Shkencave Politike dhe Ekonomike të Universitetit të Stambollit.
1898 -Nënprefekt në Shqipëri, Trakë dhe Maqedoni. Më pas, prefekt në Sanxhak.
1911 -Beg i Jeruzalemit dhe guvernator i përgjithshëm i Palestinës.
1912 -Emërohet përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.
1918 -Ministër i Brendshëm, delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, e më vonë ministër i Punëve të Jashtme.
1921 -Zgjidhet deputet dhe drejton dikastere të ndryshme në qeveritë e kohës.
1923-1939 -Përfaqëson Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.
1923 -Komisar i lartë në Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e kufijve shqiptarë.
1929 -Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit.
1935 -Kryeministër i Shqipërisë.
1944 -Kryetar i Këshillit të Regjencës.
1963 -Vdiq në Romë, më 28.05.1963.
Mehdi Frashëri
Vermoshin e shpëtoi inteligjenca e malësorëve
"...Në Vermosh kurdisëm çadrat dhe filluam hetimet. Meqenëse padre Cirirl kishte marrë pjesë në luftën e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervë dhe duke qenë patriot i besueshëm, e porositëm që të vishte rroba oficeri dhe e morëm me vete si një oficer në shërbim të kufijve. Gjithashtu na erdhi Prenk Cala nga Kelmenti, që kishte goditur shtëpinë në Vermosh. Vermosh quhet një lumë i vogël që del nga mali Montevilla, përçan një luginë me një fushë të vogël dhe shkon përfund Guzinës dhe Plavës, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet në Danub. Në fushën që formon luginën e Vermoshit, nja 50 familje nga Kelmenti kanë goditur kasolle, bëjnë bujqësi dhe verës kullotin bagëti; dimrit pjesa më e madhe vjen në bregun e Matit në çifligun e shtetit, që quhet Gurëz, dhe disa zbresin në katundin Kakariq të Shkodrës. Bajraku i Kelmentit formohet prej 4 katundesh, në luginën e lumit Cemë që derdhet në liqenin e Shkodrës, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afër Tuzit. Zona e Vermoshit ka qenë dhe është kullota verore e bajrakut të Kelmentit, por mjaft larg prej bregut të Cemit, dhe hyn si një triangël i madh brenda në tokat jugosllave. Po të hidhte një sy mbi hartën e Shqipërisë së Veriut, që kufizohet me Jugosllavinë, ky triangël menjëherë duket. Konferenca e Londonit më 1913 kishte vendosur që tokat e Kelmentit i takojnë Shqipërisë, por e vërteta është se, përveç Austrisë, asnjë nga delegatët e shteteve të mëdha nuk kujtonte se kullotat e Kelmentit hynin kaq thellë në tokën e Malit të Zi, prandaj vendimi ishte marrë kësisoj mbi propozimin e ambasodorit të Austrisë. Kur kishte shkuar komisioni i parë i kufijve më 1913 dhe e kishte parë me sy vendin, në mes tyre ishin ngrënë mjaft: delegati rus me francezin më një anë dhe delegatët austro-italianë në anën tjetër, të parët në favor të Malit të Zi dhe të dytët në favor të Shqipërisë. Megjithëkëtë, ky komision kishte marrë disa shënime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht. Konferenca e Parisit, më 1921, për sa i përkiste kësaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni këtë rend filloi nga hetimet në vend dhe kësisoj vendosi që të pyeste tre shqiptarë e tre jugosllavë për këtë çështje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviçit. Unë në mbrëmje mora një shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uc Turkun, at Cirlin dhe Prenk Calin. U dhashë nga një raki, u shtrova edhe unë këmbëkryq në mes tyre dhe fillova t’u shpjegoja çështjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtruar se “ç’shenja e ç’dokumente keni për të treguar e për të provuar para komisionit, se kullotat u takojnë bajrakëve të Kelmentit: Selc, Vukël e Niksh? Pikë së pari, do të m’i kallëzoni mua një nga një, t’bisedojmë së bashku, që, kur t’ju thërresë komisioni, të dini çfarë të thoni”. Së pari, filloi Uc Turku, vojvoda i Kelmentit, një plak me kuptim të kthjellët e patriot, i cili kishte marrë dy-tri plagë - dhe për këtë shkak ishte bërë çalaman – duke luftuar me sllavët, ose, simbas fjalës së tyre, me shqehët që guxonin të kalonin tokat shqiptare. Së dyti, filloi Prenk Cali, që kishte prirë komisionin ndërkombëtar të vitit 1913 në zonën e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar dhe patriot, për të shpëtuar Vermoshin, gjithmonë ka ndihmuar sa ka qenë e mundur.
Pas atij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike në këtë zonë, të cilat qartas provojnë tokën shqiptare, sepse shqehët janë ortodoksë dhe kështu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojnë nga ato të katolikëve. Secili prej atyre dëftente argumente të posaçme e të vlefshme, me një të folur të thjeshtë. Nga ana e jugosllavëve ishin thirrur e pregatitur: një avokat, një gazetar dhe një oficer, që pretendonin se e kishin origjinën e tyre prej vendeve sllave kufitare, por që në realitet banonin dhe ushtronin detyrën në Beligrad. Të nesërmen, Komisioni i thirri të dy palët dhe i pyeti, në mugesë të delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona këta të interesuar për çështjen. Pasi mbaroi hetimi, secili prej komisarëve të shteteve të mëdha, duke qeshur, më thanë se kuptimi i kthjellët, sinqeriteti dhe inteligjenca e malësorëve shqiptarë, paravlejti më tepër se thëniet pa logjikë e pa vend të personave jugosllavë të pyetur rreth çështjes...".