Qeveria Studentore, programe të reja duke specializuar pedagogët

13/04/2005 Disa ditë më parë u organizuan dy konferenca me pothuajse të njëjtin fokus, ku njëra u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe tjetra nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për ne është e rëndësishme që aktivitete të tilla jo vetëm të shërbejnë për të shkëmbyer ide, por të shërbejnë edhe për të rritur presionin që grupet me përgjegjëse për fatin e Arsimit të Lartë të tregohen të sinqertë dhe serioz ndaj udhëheqjes apo ekzekutimit të reformave në kuadër apo jo të Marrëveshjes së Bolonjës”, thotë sekretari i Qeverisë Studentore, Dritan Nelaj.
Së pari, është e rëndësishme që reformimi i kurrikulave të ndodhë paralelisht me kualifikimin e stafit akademik edhe pse prirja e autoriteteve të universiteteve si në intervista të veçanta dhe gjatë konferencave të fundit mbi procesin e Bolonjës ishte e tillë që minimizonte nevojën e kualifikimit të stafit akademik edhe pse është mëse e domosdoshme në çdo aspekt.
“Në kuadër të reformimit të kurrikulave duhet patur parasysh jo vetëm referencat perëndimore, por edhe pozicionimin e tyre me tregun e punës. Do të jetë e nevojshme që të kryen studime kombëtare në mënyrë që të identifikohen nevojat e tregut të punës dhe përputhshmërinë e lëndëve të reja me këto nevoja. Eshtë po ashtu e rëndësishme që reformimi i kurrikulave të shoqërohet me ringjalljen e kërkimit shkencor me qëllim që njohuritë akademike të shoqërohen me të dhëna apo fakte nga realiteti dhe gjithashtu me mundësi reale që studentët të mund të aplikojnë njohuritë e tyre edhe në realitet”, thotë Nelaj.
Sipas tij, investimet dhe shërbimet duhet të jenë në atë nivel që të mund të bëjnë funksionale reformimet në pikën e parë. Pra, nëse nuk ke auditore, literaturë në biblioteka, mjete bashkëkohore të mësimdhënies, kushte për punë të pavarur të studentit, laboratorë apo qendra funksionale kërkimore, atëherë përmirësimi i kurrikulave dhe kualifikimi i stafit akademik nuk do të kenë impaktin e dëshiruar.
“Një nga mekanizmat që mund të sigurojë investime të mjaftueshme është aplikimi real i autonomisë financiare. Ne e kemi theksuar se në këtë proces përfshirja reale e komunitetit studentor si propozues dhe monitorues së vendimeve dhe administrimit financiar është i domosdoshëm nëse do të dëshironim vërtet që ky proces mos të shndërrohej thjesht në rroga të majme për disa dhe moszhvillim dhe ndëshkim për komunitetin studentor”, thotë sekretari i Qeverisë Studentore, Dritan Nelaj.