E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët flasin për bizneset e tyre

13/04/2005  “Biznes pas pune”

Kur mbyllet orari zyrtar i punës, anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë mblidhen në një darkë pune dhe kush sponsorizon aktivitetin fiton të drejtën për të folur mbi biznesin e tij. Kjo është ideja më e fundit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila aktivizon gjithmonë dreka pune me biznesin dhe përfaqësues të institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore, por duket se këtë radhë “biznesi do të bëhet pas punës”. “Aktiviteti zhvillohet në kuadrin e takimeve që Dhoma organizon herë pas here për anëtarët e saj, me qëllim krijimin dhe vazhdimin e marrëdhënieve të biznesit ndërmjet tyre”, thotë drejtoresha e “Am Cham”, Floreta Luli - Faber. Sipas drejtoreshës, biznesi pas pune i jep mundësinë anëtarëve të Dhomës, që duke sponsorizuar aktivitetin, të bëjnë një prezantim të biznesit apo aktivitetit të tyre për anëtarët e tjerë të Dhomës. Anëtari i radhës është UPS – United Transportation Services. UPS është anëtar i Dhomës që nga qershori i vitit 2003. UPS-i është një nga kompanitë e mirënjohura të shërbimit dhe transportit të shpejtë postar, qëë ka filluar të operojë në Shqipëri që prej vitit 1996.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›