Universitetet, 40 për qind e pedagogëve kanë emigruar

13/04/2005 Universiteti Politeknik, projekte për kërkime të përbashkëta shkencore me pedagogët e emigruar
Në të 11 Universitetet e vendit, 10 vitet e fundit ka emigruar 40 për qind e pedagogëve, 90 për qind e të cilëve ka qenë nën moshën 40 vjeç. Për këtë arsye, Universiteti Politeknik që ka patur këto vite dhe „emigrimin më të madh të trurit“ ka vendosur të ndërmarrë disa projekte të përbashkëta me pedagogët, që kanë emigruar jashtë. „Nga Departamenti i Fizikës kanë emigruar deri tani 7 pedagogë, tre prej tyre kanë pranuar që të bashkëpunojnë me Univeristetin Politeknik. Këta pedagogë ne do të përpiqemi që t’i afrojmë nëpërmjet punëve të përbashkëta kërkimore shkencore, mbajtjen e leksioneve“, thotë rektori i Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha. Të njëjtat projekte të përbashkëta do të synojnë të krijojnë dhe pedagogët e Unviersitetit të Tiranës me kolegët që iu kanë emigruar jashtë shtetit. Këta janë pedagogë, të cilët janë larguar nëpërmjet bursave dhe masterave dhe më pas nuk janë kthyer më. Një pjesë ka ikur dhe thjesht me llotari.
Përse ikin shqiptarët
Pedagogët nuk e kanë të vështirë të ikin, pasi universitetet nuk kanë të lidhura me pedagogët kontrata pune individuale, por kolektive, kështu që ata nuk nënshkruajnë ndonjë detyrim ndaj universitetit. Ndërkohë, që universitetet në vendin tonë nuk ju afrojnë kushte të përshtatshme pune, dhe vet vendi nuk ju afron kushte të mira sociale dhe ekonomike për të jetuar këtu. Mjetet e mundshme materiale dhe financiare të institucioneve shtetërore janë mjaft të kufizuara për të ndaluar emigrimin e punonjësve kërkimorë. Mundësitë për rritjen e të ardhurave të punonjësve kërkimorë dhe pedagogëve të sektorit publik si faktori parësor ekonomik për nxitjen e emigrimit të intelektualëve, gjithashtu janë relativisht të kufizuara, ndërsa buxheti ndodhet nën kufizimet e shpenzimeve të përcaktuara. Në këto rrethana, mund dhe duhet të krijohet një lloj hendeku në motivimin financiar të punonjësve kërkimorë dhe pedagogëve të sektorit publik. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë kushtet e punës dhe të jetesës së punonjësve kërkimorë dhe pedagogëve në universitete, laboratorë dhe institucionet shkencore të vendit.
Nismat për t’u rikthyer
Një nismë e ngjashme u ndërmor nga fondacioni “Soros” në Shqipëri, i cili u ofroi specialistëve të administratës publike, të diplomuar jashtë, trefishin e pagës së kësaj administrate. Tashmë kjo nismë është më e kufizuar dhe u ofrohet vetëm specialistëve të diplomuar jashtë dhe të punësuar në qeverisjen lokale. Një pjesë tjetër e elitës intelektuale që pas studimeve universitare dhe pasuniversitare është punësuar pranë universiteteve, laboratorëve dhe institucioneve shkencore, apo në sistemin e prodhimit dhe shërbimit të Evropës Perëndimore dhe SHBA-së, përbën pa dyshim “largim të trurit”. Kontrolli i “largimit të trurit” dhe kthimi i një pjese të elitës intelektuale kërkon hartimin e një politike shkencore kombëtare me një strategji të qartë afatmesme dhe afatgjatë në bashkëpunim të ngushtë me politikat ekonomike. Gjithashtu, një tjetër numër në rritje marrëveshjesh shkencore, ndërqeveritare dhe bashkëpunimi do të rrisin lëvizshmërinë brenda komunitetit shkencor ndërkombëtar dhe do të forcojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërkombëtar ndërmjet universiteteve dhe institucioneve shkencore të vendeve të ndryshme. Këto marrëveshje mund të shfaqen në formën e bashkëpunimit në projektet shumëpalëshe, në punësimin e përkohshëm me kontratë me universitetet dhe institucionet shkencore të huaja, në pjesëmarrjen në konferenca dhe seminare, si dhe shkëmbimin e informacionit midis universiteteve dhe qendrave të përfshira në të njëjtën fushë kërkimore, apo politikat e publikimit, duke lehtësuar propagandimin dhe vlerësimin e punimeve të kërkuesve shqiptarë.
Intelektualët e mesëm, ikin me llotari në Kanada e Amerikë
Sipas dr.Dhimitër Dokës, "drejtimi i intelektualëve të larguar ka qenë jo vetëm Evropa, por edhe vende jashtë Evropës si SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera. Pothuajse 80.000 vetë në vit aplikojnë në Shqipëri për emigracion kryesisht drejt SHBA dhe mëse 20.000 për në Kanada“. Emigracioni i largët, sipas dr.Doka, po sjell me vete edhe një efekt tjetër negativ, krahas largimit të potencialit intelektual po vërehet edhe një humbje e kapitalit material: "Në qoftë se kemi parasysh kriteret e këtij emigracioni, që duhet të jenë njerëz me arsim të lartë, njerëz të kualifikuar me gjuhë të huaja dhe duke pasur parasysh që këta njerëz largohen bashkë me familjet e tyre dhe tërheqin përveç njerëzve edhe kapitalin, apo pasurinë që posedojnë, kjo përbën vërtet një humbje shumë të madhe në njerëz dhe në aspektin material. Në këtë drejtim, emigracioni në Shqipëri ka filluar të kthehet edhe në një efekt negativ të tërheqjes së njerëzve dhe të kapitalit, kur në të gjitha këto vite emigracioni i jashtëm ka qenë një nga burimet kryesore të të ardhurave në Shqipëri. Ky përbën një problem të mprehtë dhe një problem që duhet patjetër të ndërhyhet në mënyrë që, ndonëse ai nuk mund të ndalohet, të paktën të shikohen mundësitë që ai të minimizohet dhe shqiptarët, kjo pjesë e kualifikuar kaq e nevojshme për Shqipërinë, të mund ta gjejnë në një farë mënyre vetveten edhe në kushtet e vendit tonë".
Truri shqiptar historikisht ka emigruar
Duke u ndalur në historikun e fenomenit të brain drain te shoqëria shqiptare, dr.Gëzim Alpion, lektor dhe punonjës shkencor pranë Universitetit të Birmighamit, përmend disa fakte: "Me përjashtim të periudhës nga viti 1945 deri në 1989, për ne shqiptarët brain drain ka qenë një dukuri mëse e zakonshme. Që nga pushtimi romak e deri në fillim të shekullit të 20, kur perandoria turke pushoi së ekzistuari, shqiptarët e kishin për traditë të largoheshin nga trojet e tyre për të bërë karrierë në Romë apo në Stamboll. Po të aplikojmë diskursin për të përshkruar këto personalitete të shquara nga Shqipëria, ose me origjinë shqiptare, ata nuk janë gjë tjetër veçse shembuj të hershëm të emigrimit të trurit shqiptar për në metropolet e huaja. Nga radhët e këtyre emigrantëve shqiptarë mendohet, se kanë dalë një numër i konsiderueshëm perandorësh romakë, personalitete të shquara të Vatikanit, disa kryeministra të Turqisë si dhe disa arkitektë të paimitueshëm që ndërtuan kryeveprat e arkitekturës evropiane, aziatike e afrikane. Emigrimi i sotëm i trurit shqiptar është një kapitull i ri i një historie të vjetër." Në valën masive të emigracionit që përfshiu shoqërinë shqiptare pas shembjes së komunizmit në vitin 1990 largimi i inteligjencës është bërë një problem mjaft shqetësues.