Superman, kaos në Sydney
13/04/2005 Është rikthyer sërish dhe ka krijuar një kaos të madh. Bëhet fjalë pikërisht për “Superman Returns”, stafi i të cilit tashmë është spostuar për në Sydney, ku kanë nisur xhirimet e jashtme për të rikrijuar ambjentet e Metropolis. Trupa ka ndaluar trafikun duke krijuar një konfuzion të vërtetë për disa orë, pikërisht në qëndër të Sydney, i cili mbeti krejtësisht i izoluar. Për të interpretuar Clark Kent/Supermanin është modeli Brandon James Routh, ndërsa aktori i vlerësuar me cmimin Oscar, Kevin Spacey do të jetë Lex Luthor.
Në këtë mënyrë, mësohet se stacioni historik i metrosë së Wynyard tashmë është transformuar në Shuster Station dhe një pallat pranë tij është bërë Metropolis General Hospital, ku superheroi është duke vdekur. Për “Superman Returns” është vënë në dispozicion një shumë prej 200 milion dollarësh amerikan ndërsa makinat janë zëvendësuar me taksi të vera të tipit neëjorkez, si dhe makina të policisë amerikane. Në film shfaqet madje edhe një furgon që shpërndan të përditshmen “Daily Planet”. Kështu, i gjithë ambienti të jep më së miri imazhin e një jete të zhurmshme dhe të shpejtë të qytetit amerikan, i cili është vlerësuar si “zemra e biznesit”.
Përpara spitalit mund të shikohen mbi 100 pankarta mbi të cilat janë shkruar “Superman shërohu”, “Mos vdis, Superman”, “Superman, shpëto botën”. Kryeministri i Uellsit të Jugut, Bob Carr, ka kërkuar ndjesë për gjithë problemet me trafikun, të cilat shkaktuan bllokime të shumta edhe në urën e lëvizshme prej hekuri, por nuk ka harruar të përmendë që filmi do të krijojë rreth 10 mijë vende pune në të gjithë shtetin. Përpara Sydney, ku xhirimet mendohet të përfundojnë në mesin e muajit gusht, stafi ka punuar në lokalitetet të ndryshme, ndër të cilat përmendet një fermë fshati, e cila u shndërrua në Smallville, Kansas, ku heroi kalon fëmijërinë me prindërit adoptues, ndërsa ka zbritur nga një anije kozmike.
Fytyra e re e Superman, është thuajse krejtësisht e panjohur. Ai quhet Brandon James Routh, është 25 vjec, ish-model, i cili deri tani kishte punuar në sheshxhirime për prodhime të vogla. Regjisori i veprës është Bryan Singer, i cili ka një listë të mirë prodhimesh kinematografike të suksesshme, që kanë lidhje me hapësirën, si “X-Men”. Kate Bosworth do të jetë Lois Lane, ndërsa në rolin e Martha Kent, nënës së tokësorit Superman, do të shfaqet një nga figurat e mëdha, e cilësuar si krenaria e kinemasë klasike amerikane, 80 vjeçarja Eva Marie Saint.