E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, projektet e 2005 në shqyrtim

13/04/2005  Komisioni Evropian ka adoptuar paketën e parë të programit të mbështetjes financiare për Ballkanin Perëndimor. KE-ja ka adoptuar programet vjetore për ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës (e përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së 1244). Në vitin 2005, në programin (CARDS), Ndihma e Komunitetit për rindërtim, zhvillim dhe stabilizim, rreth 34.5 milionë euro, do i dërgohen ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë, 184 milionë euro Serbisë e Malit të Zi, dhe 54 milionë euro për Kosovën. Programet vjetore të CARDS për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe programi vjetor rajonal i CARDS, janë në zhvillim dhe do të aprovohen në fund të këtij viti. Mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, është adoptuar si nevojë për evolimin e situatës politike. Tashmë, vëmendja është zhvendosur nga rindërimi i infrastrukturës dhe nxitja e pajtimit në zhvillimin e institucioneve të qeverisë dhe legjislacionin e afrimi gradual me normat evropiane dhe, eventualisht harmonizimi me arritjet e BE-së. Mbështetje financiare po jepet për riforcimin e demokracisë dhe zbatimit të ligjit të të drejtave të njeriut, shoqërisë civile e medias dhe veprimtaria e ekonomisë së tregut të lirë. Përveç kësaj, ndihmë është ofruar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimit të shoqërisë në reformën strukturore. Për periudhën 2000-2006, ndihma e CARDS për vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet të jetë rreth 5 bilionë euro. Objektivi i përgjithshëm i programit të CARDS është mbështetja që i duhet dhënë Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi, përfshirë këtu dhe Kosovën, në rrugën drejt procesit të stabilizim-asociimit, gjë që është dhe politika e BE-së për vendet në rajon, deri në pranimin e tyre përfundimtar. Kroacia, së cilës i është dhënë statusi kandidat, pritet të përfitojë ndihmën financiare të para pranimit, ndërkohë që mbetet e ligjshme si pjesëmarrëse në programin rajonal të CARDS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›