13 italianë arrijnë me biçikleta në Shkodër
06/05/2005 Bëjnë xhiron e botës
SHKODËR - Kanë mbërritur dje, me biçikleta, në qytetin e Shkodrës 13 shtetas italianë, që janë duke bërë një “ower land” në të gjithë botën. Ky grup çiklistësh edhe këtë vit, si dhe më përpara, do të zhvillojë një tur prej 100 ditësh, tur ky që ka filluar nga qyteti i Komos dhe ka vazhduar në Kroaci, Mal të Zi, duke kaluar më pas në pikën kufitare të Hanit të Hotit, për t’u ndalur për pak kohë në Shkodër dhe për të vazhduar më pas në vendet e tjera të botës deri në Pekinin e largët.
Vetë çiklistët janë shprehur se kishin kaluar më përpara në këtë zonë me makinë, por ftesa e bërë nga konsulli italian i kishte bërë të vinin në këtë vend, për të cilin mendonin se ka një bukuri natyrore të veçantë.
Konsulli italian në Shkodër, Roberto Orlando, ka sqaruar për gazetën “Metropol” se mundësimi i kalimit të këtij turi në rajonin e Shkodrës është bërë nga konsullata italiane, në kuadër të punës që po bën kjo konsullatë për t’i kushtuar rëndësi, pa paragjykime këtij rajoni në çdo drejtim, si dhe për t’i bërë publicitet rajonit të Shkodrës në veri të Italisë, nga kanë ardhur dhe çiklistët. Në shenjë respekti për mirëpritjen e ftesës së bërë, konsullata kishte organizuar dhe një koktej për të ftuarit.