Gjykata 15 vjet burg për grabitësin e kambistit

06/05/2005 Ngjarja ndodhi në vitin 2001, u plagos i zoti shtëpisë
FIER - Një vjedhje me armë i ka kushtuar 15 vjet burg një shtetasi, me banim në qytetin e Fierit. Kështu ka vendosur gjykata e rrethit gjyqësor Fier ndaj të pandehurit Jetnor Meço, i cili është akuzuar për veprën penale të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2001.
Nisur nga qëllimi për të përfituar materialisht në mënyrë të padrejtë të holla, të pandehurit Meço i ka lindur mendimi për të vjedhur para në banesën e shtetasit Nezir Rrapo, i cili punonte si kambist në tregun e valutave. Pasi ka rënë në kompromis edhe me një shtetas tjetër për ta kryer grabitjen së bashku, janë armatosur me një pistoletë dhe, rreth orës 03.30, duke u gdhirë 6 qershori i vitit 2001, kanë shkuar në pallatin ku banonte shtetasi Nezir Rrapo. Duke shfrytëzuar ambientet e katit të tretë, të cilat ishin në ndërtim e sipër, janë futur nëpërmjet dritares së banjos dhe prej andej janë futur në dhomën e gjumit, ku flinin bashkëshortët Rrapo. Nëpërmjet një elektriku dore, ata kanë mundur të zbulojnë paratë poshtë krevatit, nga ana e kokës së kambistit. Më pas, njëri prej tyre është futur poshtë krevatit ku ka marrë të gjithë sasisë e parave të gjendura në dyshemenë e dhomës. Sipas të zotit të shtëpisë, ata kanë mundut të vjedhin një sasi të konsiderueshem të hollash prej 15 milionë lireta, 1000 dollarë, 1000 franga zvicerane dhe 550 mijë lekë shqiptare.
Pasi kanë grabitur gjithë sasinë e parave, autorët janë nisur për të dalë nga banesa, por si pasojë e zhurmës së krijuar, janë zgjuar vajzat e kambistit, duke dhënë alarmin, sapo kanë konstatuar praninë e grabitësve në shtëpinë e tyre. Në atë moment është zgjuar edhe i zoti i shtëpisë dhe sapo ka dalë në korridor është përballur me dy grabitësit.
Njëri prej tyre i ka vendosur pistoletën në ballë dhe më pas, me elektrikun që kishte në dorë, e ka goditur disa herë në kokë. Pas kësaj, dy grabitësit janë larguar, por kanë lënë në vendin e ngjarjes disa gjurmë, të cilat kanë vërtetuar gjatë procesit gjyqësor se i përkasin shtetasit Jetnor Meçe.
Duke patur parasysh rrezikshmërinë e madhe shoqërore të veprës penale dhe të pandehurit, kryerjen me dashje të kësaj vepre, gjyqtarja Lindita Sinanaj e ka dënuar me 15 vjet burg, aq sa ka kërkuar edhe prokurori Arben Nelaj.