E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkarkohet drejtoresha dhe kujdestari

06/05/2005  Dhuna e policisë ndaj konviktorëve

BERAT - Pas dhunës të ushtruar nga policia disa ditë më parë ndaj konviktorëve të shkollës Pedagogjike “Kristo Isak”, janë marrë edhe masat penalizuese. Në një mbledhje të djeshme krerët e Drejtorisë Arsimore kanë marrë masat konkrete, të cilat ia kanë komunikuar personave përgjegjës. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë të Arsimit nga ana e saj janë marrë masa urgjente dhe ekstreme, duke liruar nga detyra drejtoreshën e konvikti Fëllënza Hajdari dhe është në procedurat e shpejta të pushimit nga puna të kujdestarit të konviktit Pëllumb Dervishi, me motivacionin “shkelje të rregullores të brendshme të konviktit”, ndërkohë që vërejtje ka marrë dhe drejtori i kësaj shkolle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›