E Hënë, 2 Nëntor 2026

Monitorim të nëpunësve bashkiak

06/05/2005  Projekti i të Drejtave të Njeriut

SHKODËR – Bashki më të mira për komunitetin e qytetarëve. Ky është projekti më i fundit që po gjen zbatim nga Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut. Kjo Qendër, në bashkëpunim dhe me Bashkinë Shkodër, është duke zbatuar, ashtu si edhe në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, një projekt, që ka si synim për t’i bërë Bashkitë më të mira. Qëllimi kryesor i këtij projekti, sipas zbatuesve të tij, është krijimi i një sistemi të përhershëm të monitorimit të punës së nëpunësve të bashkisë, që do të sigurojë dhe rritjen e efiçensës së punës së tyre në dobi të komunitetit. Drejtuesja e degës së kësaj Qendre në Shkodër, Vera Shtjefni, sqaron se pjesa më e madhe e departamenteve të kësaj bashkie i është nënshtruar procesit të një monitorimi dhe vlerësimi nga vetë qytetarët, lidhur me nëpunësit që ata kishin pasur kontakt. Projekti në fjalë do të vazhdojë gjatë gjithë muajit maj dhe kjo qendër i fton qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces, pasi do të ndikonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve të nëpunësve të Bashkisë. Projekti në fjalë duket se vjen në kohën e duhur, pasi qytetarët e kësaj bashkie jo rrallë janë ankuar për shërbimet e avashta e nëpunësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›