Pushohet mësuesi, rrahu nxënësin e klasës së 7-të
06/05/2005 Denoncuan prindërt dhe shokët
BERAT - Dje Drejtoria Arsimore e Beratit ka marrë një tjetër masë penalizuese ndaj një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të fshatit Bilçë, të komunës Velabishtë. Mësuesi Demir Hatia, i cili jepte lëndën e biokimisë, ka keqtrajtuar një nxënës të klasës 7-të të kësaj shkolle, duke e rrahur në sy të klasës dhe duke e bërë me hematoma në grykë. Sipas kësaj drejtorie, mësuesi ka shkelur kodin e etikës të mësuesit, dhe nuk duhet të jetë më edukator i brezit të ri. Dëshmitë e dhëna nga prindërit, shokët dhe vetë nxënësi i rrahur barbarisht nga mësuesi Hatia, rreth një javë me parë, kanë qenë mëse të mjaftueshme që ai të përjashtohet nga detyra. R. Gj.