Gjendet një kufomë në brigjet e Drinit

06/05/2005 Trupi pa jetë i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, është gjetur dje nga një kalimtar
SHKODËR – Një kufomë, me moshë rreth 50 vjeç, është gjetur dje në brigjet e lumit Drin. Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet e ditur se gjatë paradites së djeshme, rreth orës 10.00, është gjetur në brigjet e lumit Drin, pranë fshatit Kosmaç, të rrethit të Shkodrës, rreth 25 km nga qyteti, një shtetas i vdekur.
Trupi i të vdekurit është në morg për ekspertizat ligjore që të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Kufoma
Trupi pa jetë është gjetur rastësisht nga një elektriçist i moshuar, banues në fshatin Kosmaç. I moshuari, sapo ka parë trupin e shtrirë të personit, me gjysmën e trupit në zallin e degëzimeve që ka lumi në atë zonë dhe me gjysmën tjetër në ujë, ka dyshuar se diçka mund t’i ketë ndodhur atij personi dhe është afruar për ta parë se mos kishte nevojë për ndihmë, por duke parë se personi i shtrirë nuk po lëvizte fare, ka menduar se ai është mbytur në ujin e ftohtë të lumit Drin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë për trupin e gjetur.
Forcat policore nuk kanë vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Hetimi
Blutë e Shkodrës, sapo kanë shkuar në vendndodhjen e kufomës, e kanë nxjerrë atë nga uji dhe kanë kontrolluar për dokumentet e identifikimit, por pa mundur që të gjejnë asnjë të tillë. Për identifikimin e kufomës u morën në pyetje edhe banorët e fshatit Kosmaç, por asnjeri nuk ka mundur të identifikojë kufomën dhe as që e kanë parë të kalojë ndonjëherë në fshatin e tyre.
Sipas burimeve të policisë, kufoma është e seksit mashkull, me flokë të rëna, mendohet se është rreth 50 vjeç dhe ka disa ditë që ka vdekur. Më pas trupi i pajetë i personit të gjetur është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore përkatëse.
Për shkaqet e vdekjes, ekspertiza nuk ka gjetur shenja dhune te ky person dhe mendohet se vdekja e tij ka ardhur ose nga një aksident nga rrëshqitja nga ura provizore mbi degët e lumit, ose thjesht natyrale nga zemra. Burimet nga policia bëjnë të ditur se nuk ka pasur asnjë reklamim nga ndonjë familjar, për humbjen e të afërmit të tyre.