E Diel, 1 Nëntor 2026

13-vjeçari plagos lypësin 17-vjeçar

Shkodër -  Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur sot në lagjen “Fari Ramadani” të rrethit të Shkodrës. Një i mitur ka qëlluar me thikë shokun e tij 17-vjeçar, duke e plagosur atë në këmbë.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se dy personat e përfshirë në plagosje ishin lypës që vepronin në atë zonë. Nuk bëhen të ditura shkaqet e plagosjes, por duket se ka qenë një konflikt i çastit. Mësohet se pas konfliktit 13-vjeçari goditi me thikë I.G. 17 vjeç.

Për shkak të moshës së tij të vogël, 13-vjeçari nuk mund të arrestohet, pasi nuk mban përgjegjësi penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›