Shpejtësia e lartë, vdes 35-vjeçari nga Lezha
Lezhë - Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi gjatë natës në vendin e quajtur Shën Nikolli. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se një kamionçinë pa targa u përplas me një automjet, tip “Benz” me targa të Kosovës.
Në aksident mbeti i vdekur drejtuesi i kamionçinës, 35-vjeçari Altin Frroku, identifikimi it ë cilit u bë i mundur vetëm mesditën e sotme, ndërsa u plagos pasagjeri i ndodhur në automjetin “Benz”, 56-vjeçari Haki Pishuku.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit Haki Kadia. Sipas burimeve bëhet e ditur se automjeti me targa të Kosovës ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ndërsa kamionçina, e cila ka dalë nga një rrugë dytësore, duket se i ka prerë rrugën, por që shoferi nuk ka mundur të devijojë për shkak të shpejtësisë.