E Diel, 1 Nëntor 2026

I jep fund jetes duke u hedhur nga kati i nente i pallatit

Një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në afërsi të Zogut të Zi.

Elton Brahimaj rreth orës 11.00 të së shtunës është hedhur nga kati i nëntë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë së kryeqytetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ekspertet kanë arritur në përfundimin se 26-vjeçari është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i 9 i pallatit. I riu nga Vlora mësohet se jetonte prej tre vitesh në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›