E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 vjeçarja e sëmurë, familjarët apel për ndihmë

Një vajzë vetëm 13-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave, duhet të kryej transplantin që të mbijetojë. Përmes “News24” Sabina Temja dhe familja e saj apelojnë për ndihmë, pasi shpresa e vetme është transplanti. 

SHKODËR- Është vetëm 13 vjeç, ka shumë dëshira dhe ëndrra për të ardhmen, por ajo nuk e di nëse do i bëjë realitet si pasojë e sëmundjes prej së cilës Sabina Temja vuan. Njëra nga veshkat i ka dalë krejtësisht jashtë funksionit, ndërsa tjetra është shumë e dobët dhe e pazhvilluar. Mjekët kanë konstatuar se shpëtimi i vetëm për Sabinën mbetet transplanti i veshkës, por të ardhurat e pakta nuk ia lejojnë shpenzimet.
Vetë Sabina nuk nguron të tregojë se sa e pengon gjendja e saj fizike të bëjë jetën normale të bashkëmoshatarëve.
“Dëshira ime shumë e madhe është të shërohet, kam pasion të këndoj, por dua të bëhem edhe infermiere”- u shpreh Sabina. Më tej ajo ka bërë apel për ti ardhur në ndihmë për të arritur shërimin nga sëmundja që e mundon.
Veshkat e Sabinës, kanë madhësinë e një fëmije 2 muajsh. Që prej moshës 4 vjeçare, pjesën më të madhe të këtyre viteve, i ka kaluar në spitale me shpresën e shërimit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›