Mallakastër, vritet më armë zjarri 60 vjecari
Një vrasje me armë ka tronditur Mallakastrën, pasditen e sotme. 37 vjecari Përparim Merkaj ka qëlluar me armë për vdekje Aliko Malajn, rreth 60 vjec. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e krimit.
MALLAKASTER- Një person ka mbetur i vdekuar pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në Pocen të Mallakastrës. Përparim Merkaj ka qëlluar me armë për vdekje Aliko Malajn, rreth 60 vjec.
Nuk dihen shumë detaje në lidhje me krimin por mësohet se forvat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke arrestuar autorin, 37-vjecarin Përparim Merkaj, ndërsa kanë sekuestruar armën me të cilën u krye krimi. Sipas burimeve nga policia, shkaku i vrasjes ka qënë për motive të dobta, ndërsa hetimet vazhdojnë.
(e.n/News24/BalkanWeb)