E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, probleme me kartat, banorët: Ka radhë të gjata

Edhe qyteti i Himarës nuk i ka shpëtuar problemeve me kartat e identitetit. Banorë të këtij qyteti ankohen për radhë të gjata në qendrën e aplikimit dhe moszbatim të vendimit të qeverisë për cmimin prej 200 lekësh të reja. 

HIMARE- Aplikimet për karta identiteti nuk po ecën në rrugë të mbarë as në qytetin e Himarës. Banorë të këtij qyteti ankohen se në qendrën e aplikimit duhet të presësh gjatë derisa të vijë radha për të aplikuar. Ndërsa të tjerë ngrenë problemin e cmimit, që ende vazhdon të jetë 1200 lekë të reja.

Problemi ndërlikohet për ata banorë që një pjesë të vitit jetojnë në Greqi dhe pajisja me kartën e identitetit është mëse e nevojshme, ndërsa për të tjerët cdo vonesë në aplikim apo tërheqjen e kartës rrezikon pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. (e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›