E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa në Greqi, kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave

Ministri i Mbrojtjes Oketa, gjatë vizitës së tij zyrtare në Greqi, kërkoi ndihmën e Athinës zyrtare për procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë takimit me homologun e tij grek Oketa kërkoi mbështetje për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. 

ATHINE- Shqipëria kërkon mbështetjen e Athinës zyrtare për procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë një takimi që ministri i Mbrojtes Gazmend Oketa, zhvilloi me homologun e tij grek Evangelos Meimarakis, në kuadër të një vizite zyrtare në shtetin fshinjë kërkoi mbështetjen e Greqisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Por përgjigja që mori prej tij ishte e qartë, Greqia ka zgjeruar tashmë lëvizjen e lirë të qytetarëve midis dy vendeve dhe hapja e plotë e këtij procesi tashmë i takon Bashkimit Europian- tha Meimarakis.

“I kërkova homologut tim, që si Ministër i Mbrojtjes dhe si anëtar i qeverisë Greke, të mbështesë mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, sepse kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona, si dhe në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike”- u shpreh Oketa.

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit grek, si dhe me studentët shqiptarë në këtë vend. Gjatë takimit me këta të fundit në ambasadën shqiptare në Athinë, Oketa u njoh me ecurinë e tyre në studime dhe foli për perspektivat që studentët kanë tashmë si një vend anëtarë të NATO-s. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›