„Parada e krenarisë“, test për Malin e Zi

Parada e parë e krenarisë në Mal të Zi do të zhvillohet pas një muaji e gjysmë. Edhe përkundër faktit se anketat dëshmojnë se malazezët janë tejet homofobik, ekspertët nuk presin dhunë nëpër rrugë, gjatë kësaj parade.
Paralajmërimi i paradës, e cila pritet të zhvillohet më 31 maj, ka habitur të gjithë. Kështu, kisha ortodokse serbe, e cila njihet për qëndrimet e saj të ashpra, nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.
Ka munguar edhe reagimi i „Barbarëve“, ithtarëve të klubit të futbollit, „Buducnosti“ i Podgoricës. Në një bisedë formale, anëtarët e këtij grupi kanë theksuar se nuk do të veprojnë të organizuar më 31 maj.
Sipas një hulumtimi të fundit, të bërë nga organizata „Juventas“, dëshmoi se 70 për qind të malazezëve homoseksualitetin e konsiderojnë si sëmundje.
Më 31 maj Mali i Zi do të përballet me një sfidë të madhe, ngase do të tregojë se a është për një fytyrë konservatore, apo një fytyrë evropiane.