E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 filmat shqiptarë që financohen sivjet nga shteti



Petrika GROSI
Plot 14 projekte filmike janë aprovuar për financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kryeqytet. Ndër këto filma mund të përmendim “Muaji i mjaltit” me regji dhe skenar të Goran Paskajleviç, “Një hap nga parajsa”, me regji të Vladimir Priftit, “Sorkadhet e trembura” me regji nga Dimitri Meskheyev, “Te porta e Shën Pjetrit” me regji të Spartak Pecanit, “Fundi i një iluzioni”, i regjisorit Ibrahim Muçaj dhe “Takohemi në qiell” me skenar dhe regji nga Besnik Bisha. Këto ishin gjashtë filmat me metrazh të gjatë të aprovuara nga bordi i QKK-së, ndërkohë që janë miratuar gjithashtu për financim filma të gjinive të tjera siç është metrazhi i shkurtër, alternativi dhe animacioni. Metrazhe të shkurtra do të jenë pesë produksione, të cilat përfitojnë sponsorizim: “Mira” me skenar dhe regji të Dhimitër Ismailaj, “Ngjarje në traget” me regji të K.Karuni dhe skenar të Artan Minarollit, “Në përvjetorin e martesës” me regji të A.Malaj dhe skenar të Vladimir Priftit, “Dita e parë e shkollës” me regji D.Papadhimitrit dhe skenar të Stefan Çapalikut dhe “Të gjithë qajnë”" me skenar e regji të J. Jorgjit. Në sesionin e filmave të animuar është miratuar vetëm një projekt, i cili i përket regjisorit Shaqir Veseli dhe titullohet “Guernica” (Tmerret e luftës), kurse sa u takon filmave alternativë projektet fituese që mbështeten financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë janë “Out the touch” me regji të A.Deliana e skenar të E.Demit dhe “Fillon diku”, me skenar e regji të I.Elezit.

23 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›