14 korrik 2008
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një marrëveshje dhe një nismë deputetësh
Në mbledhjen e datës 14 korrik 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjet:
1. Projektligji "Për taksat kombëtare";
2. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e rrugëve dytësore dhe vendore";
3. Projektligji Për një shtesë në ligjin nr.8550, datë 11.18.1999 Statusi i deputetit i ndryshuar
Projektligji "Për taksat kombëtare", i cili u paraqit nga Zëvendësiministri i Financave, Florion Mima, shfuqizon ligjin në fuqi nr. 8977, datë 12.12.2002, Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë. Rishikimi që u bëhet 21 taksave të këtij ligji, synon racionalizimin dhe thjeshtimin e sistemit të taksave në Shqipëri dhe uljen e barrës tatimore për bizneset dhe individët, për rrjedhojë, me projektligjin e propozuar, mbeten vetëm 6 taksa kombëtare. Në këtë projektligj rishikimi i taksave kombëtare është bërë në katër drejtime:
Rishikimi i taksave kombëtare, për t`i mbajtur të tilla, por duke rishikuar natyrën dhe nivelin e tyre tatimor;
Kalimi i disa taksave kombëtare në taksa vendore;
Shfuqizimi i disa taksave kombëtare;
Kalimi i disa taksave kombëtare në tarifa shërbimi.
Komisioni do ta vazhdojë diskutimin e këtij projektligji në mbledhjen e rradhës. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e rrugëve dytësore dhe vendore", synon të ndërtojë dhe përmirësojë rreth 1 500 km rrugë dytësore dhe vendore, me kosto të përgjithshme rreth 400 milionë USD. Ky projekt është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2007-2013 dhe janë siguruar paraprakisht financime paralele nga një numër kreditorësh dhe donatorësh. Kjo marrëveshje financon pjesërisht këtë projekt me një hua prej 20 milionë USD, bashkëfinancim i OPEC-ut, 15 milionë USD dhe Qeverisë Shqiptare, 5 milionë USD. Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi edhe projektligjin Për një shtesë në ligjin nr.8550, datë 11.18.1999 Statusi i deputetit i ndryshuar, nismë e një grupi deputetësh. Kjo nismë, kërkon që deputetët me grada shkencore të trajtohen financiarisht për kualifikimin e tyre, duke synuar prurjen e njerëzve të kualifikuar në politikë.
Komisioni i miratoi të dy projektligjet me të gjitha votat pro. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.) Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .