24 korrik 2008 - Kuvendi miraton nen për nen projektbuxhetin shtesë 2008
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 24 korrik 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 21.07.2008.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shëipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për financimin e projektit Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe.
4. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin Siguria e digave.
5. Projektligji Për një shtesë në ligjin nr. 8685, datë 9.11.2000, Për trajtim të veçantë të punonjësve ëë kanë punuar në miniera, në nëntokë, të ndryshuar. (grup deputetësh).
6. Projektligji Për disa shtesa në ligjin nr. 9396, datë 12.05.2005 Për ëeranë financiare të ndryshuar.
7. Akt - Normativ nr. 4 datë, 09.07.2008 Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoëërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve.
8. Akt - Normativ nr. 6 datë, 16.07.2008 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shëipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak, të Bashkimit Evropian, për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore (Operacioni EUFOR TCHAD/RCA). Për votim nen për nen dhe në tërësi:
1. Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007, Për buxhetin e shtetit të vitit 2008, të ndryshuar.
2. Projektligji Për barazinë gjinore në shoqëri. Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët folën për bilancin pozitiv të reformave dhe perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe BE, për sistemin universitar në Shqipëri dhe Kosovë, për projektbuxhetin shtesë dhe seancën plenare në të cilën u zhvillua debati për të, për kërkesat e opozitës për zhvillimin e interpelancave me Kryeministrin, etj. Punimet e seancës vijuan me shqyrtimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës. Diskutimet u përqendruan kryesisht në projektligjin Për një shtesë në ligjin nr. 8685, datë 9.11.2000, Për trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të ndryshuar, nismë e një grupi deputetësh, që u rrëzua me shumicë votash. Kuvendi miratoi me shumicë votash projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për financimin e projektit Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe; projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin Siguria e digave; projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr. 9396, datë 12.05.2005 Për qeranë financiare të ndryshuar, si dhe Aktin - Normativ nr. 4 datë, 09.07.2008 Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve dhe Aktin - Normativ nr. 6 datë, 16.07.2008 Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shëipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak, të Bashkimit Evropian, për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore (Operacioni EUFOR TCHAD/RCA). Në vijim, deputetët diskutuan nen për nen për projekligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007, Për buxhetin e shtetit të vitit 2008, të ndryshuar.
Në fjalën e tij përpara deputetëve, Kryeministri Sali Berisha i ftoi edhe njëherë të votojnë pro projektbuxhetit shtesë për vitin 2008, duke e cilësuar atë si dëshminë më madhore të shembjes së sistemit kleptokratik dhe efiçencës së administratës shtetërore në mbledhjen dhe rishpërndarjen efektive të taksave. Drafti që ne sjellim në parlament është dëshmia më e ndritur, më e shkëlqyer e shembjes së kolapsit përfundimtar të sistemit të kleptokracisë, që ishte instaluar në Shqipëri, u shpreh kreu i qeverisë Berisha. Nuk them ç'rrënjosjen e korrupsionit, por shembjen e sistemit, i cili ishte bazuar tërësisht në vjedhjen e taksave dhe tatimeve, të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë, tha Kryeministri.
Duke bërë një analizë zë për zë të projektbuxhetit kryeministri theksoi se të ardhurat tatimore nga administrata e kësaj qeverie, u rritën nga 204 miliard dollarë në vitin 2005, në 303.7 miliard dollarë në vitin 2008. "Para shqiptarëve unë nuk lejoj të krahasohem vetëm me periudhën e kulmit të kleptokracisë, por do të krahasohem me vitet e kësaj qeverie, -ka nënvizuar më tej kreu i qeverisë,- duke shtuar se të ardhurat buxhetore nga viti 2007, të cilat ishin 251 miliard lekë, arrijnë në 303 miliard në vitin 2008, me një rritje për harkun kohor një vjeçar. Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi edhe projektbuxhetin shtesë për vitin 2008, si dhe projektligjin Për barazinë gjinore në shoqëri. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Arben Malaj tha se duhet të rishikohen politikat sociale për të varfërit pasi buxheti suplementar braktis shtresat në nevojë. Z. Malaj vuri në dukje gjithashtu se projektbuxheti shtesë trajton në mënyrë diskriminuese biznesin e vendit duke rritur riskun mbi kompanitë vendase, riskun mbi cilësinë dhe kohën e investimeve dhe nxit një zinxhir negativ në ekonominë shqiptare. Seanca plenare i mbylli punimet në orën 15:05, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare ditën e hënë më 28 korrik 2008, ora 18:00.