23 korrik 2008- Letra e Kryetares së Kuvendit drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE, Bosch
I nderuar ambasador Bosch
Lexova letrën tuaj, të datës 22.07.2008.
Kuvendi i Shqipërisë, si gjithnjë, ndihet i nderuar të mirëpresë titullarë të Trupit Diplomatik, ambasadorë, shefa misionesh e përfaqësues të tjerë, në punimet e Parlamentit.
Jam e lumtur që, së bashku me kolegët kemi arritur të bëjmë transparente, më shumë se kurrë, veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu si edhe në seancat e tjera plenare, edhe në atë të datës 17.07.2008, me një axhendë intensive me shumë pika në rend të ditës, punimet e kësaj seance janë transmetuar drejtpërsëdrejti mbi 5 orë, në disa kanale televizive.
Dëshiroj tJu siguroj se, siç i shkrova edhe ambasadorit Withers, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të largohet njeri nga ndjekja e punimeve të Parlamentit. Për shmangien e çdo keqkuptimi administrativ në të ardhmen, janë marrë të gjitha masat.
Sërish dëshiroj të përsëris se, e konsideroj nder të veçantë për Kuvendin e Shqipërisë praninë e ambasadorëve dhe të stafeve të tyre në ndjekjen e punimeve të Parlamentit.
Sh.T.Z Robert Bosch Jozefina TOPALLI (ÇOBA)
Shef i Prezencës së OSBE
Tiranë
Shef i Prezencës së OSBE
Tiranë