21 korrik 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare diskuton dhe miraton me 74 vota në parim, Projektbuxhetin shtesë 2008
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 21 korrik 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 17.07.2008.
3. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërive Zviceriane ANDRE & CIE, UZIMEX, FLUKA CHEMIE, FICHER CHEMICALS, CIBA GEIGY (NOVARTIS), FINAGRAIN, të përfaqësuara nga zoti Edmond Kërliu, për riskedulimin e borxhit të prapambetur që do tu paguhet këtyre shoqërive.
4. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë.
5. Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, Për buxhetin e shtetit të vitit 2008, të ndryshuar. (në parim).
6. Projektligji Për barazinë gjinore në shoqëri. (nen për nen dhe tërësi)
7. Projektligji Për disa shtesa në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
8. Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9336, datë 21.4.2005, Për sportin, të ndryshuar.
9. Projektligji Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve.
10. Projektvendim "Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik, për rregjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri. Në fillim të punimeve të seancës, deputeti Paulin Sterkaj njoftoi ngritjen e Grupit të ri Parlamentar Grupimi i Qendrës, në përbërje të të cilit janë shtatë deputetë. Gjatë seancës u miratua projekligji Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërive Zviceriane ANDRE & CIE, UZIMEX, FLUKA CHEMIE, FICHER CHEMICALS, CIBA GEIGY (NOVARTIS), FINAGRAIN, të përfaqësuara nga zoti Edmond Kërliu, për riskedulimin e borxhit të prapambetur që do tu paguhet këtyre shoqërive; projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit Përballimi dhe zbutja e rrezikut nga fatkeqësitë; projektligji Për disa shtesa në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998, Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar; projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9336, datë 21.4.2005, Për sportin, të ndryshuar dhe projektvendimi "Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik, për rregjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri. Më tej seanca vijoi punimet me debatin për projektbuxhetin shtesë 2008.
Kryeministri Berisha në fjalën e tij tha se buxheti suplementar i këtij viti është i treti që paraqitet dhe ai vjen si dëshmi i reformave të ndërmarra nga Qeveria. Buxheti suplementar përbën kryefaktin e suksesit të luftës kundër korrupsionit, i matshëm me qindra milionë dollarë. Ky buxhet suplementar është rezultat i reformave të thella që u janë nënshtruar institucionet e doganave, tatimeve, lufta kundër informalitetit. Të gjitha këto dukuri bënin të përfundonin në xhepat e kontrabandistëve, evazorëve dhe zyrtarëve 1,4 miliardë dollarë. Buxheti është një ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Natyrisht, është një sukses i Qeverisë, por me një rezonim, një jehonim të fuqishëm në mbarë shoqërinë shqiptare. Është ky buxhet që bëri të mundur rritjen e pensioneve dhe rrogave të 800.000 pensionistëve dhe punonjësve të sektorit publik shqiptar, rritje e cila, për nga fondet e angazhuara, është më e madhja në tërë historinë e vendit, rritje e cila ishte jetike për ti dhënë përgjigje rritjes së caktuar të çmimeve, rritje e cila ka tejkaluar mesatarisht 4-5 herë indeksin e rritjes së çmimeve. Ky buxhet e ka bërë Shqipërinë më humane, më të njerëzishme, më të kamur, më shpresëdhënëse, më optimiste. Kjo është vlera e madhe morale dhe jo vetëm materiale e tij. Ky buxhet bëri të mundur tu thuhet pensionistëve shqiptarë që ne jemi të vendosur, me seriozitetin më të madh, të lehtësojmë dhimbjet tuaja, se Qeveria që unë kryesoj mban pikë për pikë fjalën e dhënë.
Ky buxhet bëri të mundur kalimin nga 100 dollarë në 100 euro të të ardhurave për pensionistët e qytetit. Investimet janë 2,5 herë më të mëdha, sesa ishin vitin e kaluar. Pse thoni ku janë investimet? Kur vetëm në rrugët e Shqipërisë po investohen 1,2 miliardë dollarë ose 90 miliardë lekë deri tani". Në fjalën e tij Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se objektivat e projektbuxhetit suplementar 2008 synojnë që të mundësojnë përdorimin eficient të buxhetit të shtetit në mbështetje të përshpejtimit të rritjes së ekonomisë së vendit.
"Përmes këtij buxheti suplementar synohet thellimi dhe konsolidimi i objektivave fillestare të buxhetit 2008 në drejtim të rritjes së të ardhurave të buxhetit të shtetit në rreth 6.9% për qind, krahasuar me buxhetin fillestar, duke rritur në këtë mënyrë nivelin e tyre në raport me PBB-në nga 26.4 për qind në rreth 28.2 për qind të PBB-së. Ky buxhet sjell konsolidimin e një sistemi fiskal të qëndrueshëm dhe modern. Përmes buxhetit shtesë 2008, qeveria synon të konsolidojë përdorimin eficient dhe efektiv të fondeve publike duke iu përmbajtur principit të qeverisjes së vogël e në dietë dhe duke përshpejtuar objektivat në: rritje të investimeve në infrastrukturë, dyfishimit të pagave dhe pensioneve të ulëta, rritjen e qenësishme të të gjitha pagave dhe pensioneve të tjera, mbështetjen e reformave të ndërmarra në proceset integruese, përmirësimin e shërbimeve publike në arsim dhe shëndetësi". Deputetët e opozitës kritikuan projektbuxhetin shtesë, duke theksuar se ai nuk i vjen në ndihmë zhvillimit të vendit. Deputeti socialist Arben Malaj tha se buxheti suplementar cënon Kushtetutën dhe ligjin organik të buxhetit.
"Ky buxhet braktis shtresat në nevojë me një demagogji dhe shpërfillje cinike, ndaj duhet riparë për politikat sociale për të varfërit.
Ky buxhet trajton në mënyrë diskriminuese biznesin e vendit lidhur me indeksin e kostove të ndërtimit për investimet publike, ndërsa për investitorët e huaj, ju e bëni këtë menjëherë dhe në nivele që duhen verifikuar. Për biznesin vendas nuk ndërmerr asnjë hap duke rritur riskun mbi këto kompani, riskun mbi cilësinë dhe kohën e investimeve dhe duke nxitur një zinxhir negativ në ekonominë shqiptare. Qeveria rrezikon ta kthejë detyrimin ligjor për indeksimin e tyre në një biznes korruptiv për individë të caktuar të saj". Më tej, seanca vijoi me pyetjet dhe diskutimet e deputetëve për projektbuxhetin shtesë 2008. Opozita braktisi sallën përpara fillimit të procesit të votimit, ndërkohë që projektbuxheti shtesë 2008, u miratua në parim me 74 vota pro. Seanca plenare i mbylli punimet në datë 22 korrik 2008, ora 02:30 minuta. Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .