E Shtunë, 31 Tetor 2026

23 korrik 2008- Letra e Kryetares së Kuvendit drejtuar Ambasadorit të SHBA, Withers.


 
I nderuar Ambasador Withers   Lexova me vëmendje letrën tuaj, të datës 21.07.2008.   Më lejoni të ritheksoj se, unë personalisht dhe Kuvendi që unë drejtoj, ashtu si të gjithë shqiptarët, ushqejmë një mirënjohje të thellë ndaj miqësisë së palëkundur dhe mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve.   Kuvendi i Shqipërisë, si gjithnjë, ndihet i nderuar të mirëpresë titullarë të Trupit Diplomatik, ambasadorë, shefa misionesh e përfaqësues të tjerë, në punimet e Parlamentit.   Jam e lumtur që, së bashku me kolegët kemi arritur të bëjmë transparente, më shumë se kurrë, veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu si edhe në seancat e tjera plenare, edhe në atë të datës 17.07.2008, me një axhendë intensive me shumë pika në rend të ditës, punimet e kësaj seance janë transmetuar drejtpërsëdrejti mbi 5 orë, në disa kanale televizive.   Dëshiroj tju siguroj se, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë që të largohet njeri nga ndjekja e punimeve të Parlamentit. Ndryshimi i vendeve, nga lozha në galeri, për punonjësit e huaj dhe shqiptarë të programit OPDAT ka qenë vetëm keqkuptim administrativ,  për shmangien e të cilit në të ardhmen janë marrë të gjitha masat.   Sërish dëshiroj të përsëris se, e konsideroj nder të veçantë për Kuvendin e Shqipërisë praninë e ambasadorëve dhe të stafeve të tyre në ndjekjen e punimeve të Parlamentit.   Sh.T.Z  John L. Withers, II                                               Jozefina TOPALLI (ÇOBA)
Ambasador i SHBA
Tiranë

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›