28 korrik 2008 - Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri dhe jep pëlqimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Seanca e sotme mbyll punimet e Sesionit të VI parlamentar.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 28 korrik 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 24.07.2008.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik, për rregjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri.
4. Projektligji Për ratifikimin e kontratës konçensionare Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe
Grupimit të Sagem Securite e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.
5. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8025, datë 09.11.1995 Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese.
6. Projektligji Për kontratën e riblerjes së titujve.
7. Projektligji Për taksat kombëtare.
8. Projektvendim Për disa ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
9. Projektvendim Për shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm parlamentar Për Kodin Zgjedhor.
10. Dekret nr. 5818, datë 25.07.2008, Për shkarkim Ministri të Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo.
11. Dekret nr. 5819, datë 25.07.2008, Për emërim Zëvendëskryeministri, z. Genc Pollo.
12. Dekret nr. 5820, datë 25.07.2008, Për emërim Ministri të Arsimit dhe Shkencës, z. Fatos Beja .
13. Dekret nr. 5821, datë 25.07.2008, Për shkarkim Ministri të Shëndetësisë, z. Nard Ndoka.
14. Dekret nr. 5822, datë 25.07.2008 Për emërim Ministri të Shëndetësisë, znj. Anila Godo.
15. Shqyrtimi i propozimit nga Kuvendi për anëtarë të KLD.
16. Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit të Republikës Për dhënie pëlqimi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës deputetët trajtuan çështje të ndryshme si zgjedhjet e pjeshme lokale në Kashar, mbrojtja nga zjarret, tekstet shkollore, projektet e restaurimit të monumenteve të kulturës etj.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, Grupi Parlamentar Socialist nëpërmjet deputetes Arta Dade, shprehu rezerva për diplomacinë parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit duke iu përgjigjur këtij qëndrimi ndër të tjera tha ;
"Asnjëherë në 17 vjet ky Parlament nuk ka bërë një aktivitet ndërkombëtar me një axhendë më aktive sesa gjatë kësaj periudhe. Kurrë nuk ka ndodhur në 17 vjet, si në këto tri vjet, që aty ku jeni dhe ku po rrini ju tani të flasë Presidenti Barroso, të flasë Presidenti Vanderlinden, të flasin presidentë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.
Jam jashtëzakonisht e lumtur që kam arritur me kolegët e tjerë, natyrisht jo me Komisionin e Jashtëm, por me gjithë kolegët e tjerë, që në një periudhë rekord, në më pak se dy vjet të ratifikojmë në 25 parlamentet e botës MSA-në.Së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë kemi shkruar letra gjithë kryetarëve dhe senateve të vendeve anëtare të NATO-s dhe menjëherë, jo më larg se tre ditë më parë, Presidenti Bush i kërkoi Senatit që të ratifikojë Protokollin e Atlantikut të Veriut.
Ju bëj me dije se nga shtatori, tetori, nëntori këtu do të jenë Kryetari i Senatit të Çekisë, zëvendëskryetarja e Parlamentit të Britanisë, Kryetari i Senatit të Kanadasë. Kjo është mbështetja ndërkombëtare që ndërkombëtarët ia japin reformave, jo Jozefina Topallit". Gjatë seancës, diskutime të shumta ngjalli projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik, për rregjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri dhe projektligji Për ratifikimin e kontratës konçensionare Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike.
Deputetët e opozitës drejtuan pyetje, të cilat kishin të bënin më së shumti me detajet teknike të projektligjeve si, kushtet e përzgjedhjes së koncesionarit, fondi i vënë në dispozicion për prodhimin e kartave elektronike, afatet e shpërndarjes se tyre, dhe përcaktime të tjera proceduriale. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani në sqarimin e tij tha ndër të tjera se, deri më tani janë mbledhur 4, 3 milion rekorde të sitemit të gjeneraliteteve dhe kjo procedurë po kryhet paralelisht me verifikimin e regjistrave civilë. Ministri Nishani tha se pas 5 muajsh sistemi i të dhënave do të përfundojë dhe më pas do të fillojë prodhimi i kartave elektronike.
Të dy projektligjet e mësipërme, si dhe të tjerë të rendit të ditës, u miratuan me shumicë votash.
Deputetët miratuan projektvendimin Për disa ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit, ku ndër të tjera, u votua për zgjedhjen e deputetit Ilir Rusmaili, kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve.
Seanca plenare vendosi që afati i komisionit të posaçëm parlamentar Për Kodin Zgjedhor të shtyhet deri më 30.09.2008.
Seanca vendosi të ngrejë dhe nënkomisionin parlamentar "Për të drejtat e minorenëve dhe barazisë gjinore", që do të drejtohet nga deputetja Lajla Përnaska. Më tej deputetët miratuan:
Me 84 vota pro dekretin nr. 5818, datë 25.07.2008, Për shkarkim Ministri të Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo.
Me 78 vota pro dekretin nr. 5819, datë 25.07.2008, Për emërim Zëvendëskryeministri, z. Genc Pollo.
Me 81 vota pro dekretin nr. 5820, datë 25.07.2008, Për emërim Ministri të Arsimit dhe Shkencës, z. Fatos Beja .
Me 74 vota pro dekretin nr. 5821, datë 25.07.2008, Për shkarkim Ministri të Shëndetësisë, z. Nard Ndoka.
Me 79 vota pro dekretin nr. 5822, datë 25.07.2008 Për emërim Ministri të Shëndetësisë, znj. Anila Godo. Kuvendi zgjodhi me 83 vota pro z.Neshat Fana si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deputetët miratuan
Me 112 vota pro dekretin nr 5790 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e z. Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
Me 105 vota pro dekretin nr 5791 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e nj. Arjana Fullani, anëtar i Gjykatës së Lartë
Me 72 vota pro dekretin nr 5792 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e z.Andi Celiku, anëtar i Gjykatës së Lartë "
Me 102 vota pro dekretin nr 5793 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e znj. Evelina Qirjako, anëtar i Gjykatës së Lartë
Me 98 vota pro dekretin nr 5794 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e z. Guxim Zenelaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
Me 74 vota pro dekretin nr 5795 "Për dhënie pëlqimi për emërimin e znj. Majlinda Andrea, anëtar i Gjykatës së Lartë
Seanca plenare, e fundit e këtij sesioni, mbylli punimet në orën 02.15