E Diel, 1 Nëntor 2026

"14 marsi", Dita e Verës blindon Tiranën

14/03/2005  Polica merr masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e festës

Gjithçka nën kontroll për "Ditën e Verës". Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat që festa të kalojë pa asnjë problem. Pikërisht për këtë arsye, janë angazhuar të gjithë komisariatet e kryeqytetit, të cilët do të punojnë dhe jashtë orarit për të mundësuar rendin dhe qetësinë në rrugët e sheshet ku kremtohet.

Festa

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë me rastin e "14 Marsit" ka marre masat organizative për sigurimin qetësisë publike për mbarëvajtjen e një sërë aktivitesh Kulturore-Artistike që do të zhvillohen në këtë ditë feste. Uniformat lajmërojnë se këto veprimtari do të fillojnë të zhvillohen nga Rr.”Elbasanit”, ”Durrësit”, ”Kavajës”, Bulevardi “Zogu i Parë”, Sheshi “Skënderbej”, përgjatë “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën prapa Presidencës dhe në Kodrat e Liqenit Artificial ku do të jetë dhe finalizimi kësaj feste. Mësohet se patrullat e e Policise Rrugore kanë filluar nga ora 22:00 e së djeshmes që nuk lejojnë parkimin e automjeteve në Bulevardet e sheshet ku do kremtohet. Ndërsa sot, në orën 07:00 e në vazhdim nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por, detyra e bluve në "14 Mars" nuk është vetëm ruajtja e rendit. Duke qenë se festa mund të mbledhë shumë të ardhur nga rrethe e tjera të vendit, parashikohet një dyndje e madhe e popullsisë. Me këtë rast do të ngrihen dhe disa postblloqe në pikat kyçe, ku patrullat e rendit do të eviodentojnë rastet e përdorimit të alkoolit sid he do të ndëshkojnë shkelësit e kodit rrugor. Bëhet e ditur se në postblloqet e ngritura në hyrjet e kryeqytetit do të ushtrohen kontrolle nga blutë për të verifikuar dhe ndaluar qarkullimin e personave në kërkim apo të atyre me të dhëna kriminale. Veç kësaj, agjentët e antidrogës do të vëzhgojnë gjithë aktivitetit për të zbuluar nëse ka raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet publike. Drejtoria e Policise së Qarkut Tiranë garanton sigurinë e mbarëvajtjes së festës, duke kërkuar bashkëpunimin nga komuniteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›