Vetvrasje të dyshuara me ndikime fetare
14/03/2005 Esmeranda Cenaj çeli siparin e vetvrasjeve për këtë vit. 11-vjeçarja nga Fieri u gjet e varur në mbajtësen e peshqirave në tualet nga prindërit e saj. Shkaqet e aktit fatal u kosnideruan të mistershme. Vogëlushja flitej se ndiqte leksionet e një sekti fetar "Dëshmitarët e Jehovait", ku predikohej për jetën e përjetme që do të ishte më i mirë se kjo tokësore. Por, të afërmit dhe përfaëqësuesit e organizatës e mohuan frekuentimin leksioneve nga ana e Esmeraldës.
Joana Rajdho nga Tirana humbi jetën pak ditë më pas në rrethana të përafërta. Nxënënsja e klasës së pestë, rreth 11 vjeçe u var me shall në dorezën e dritares në banjës në shtëpinë e saj. Edhe për të u përfol se shkonte në kishë dhe se besonte në ekzistencën e parajsës. Por, nëna e saj, Anila e mohoi kategorikisht këtë, duke thënë se e bija kishte qenë vetëm një herë në kishën ortodokse, kur ishte vetëm 4 vjeçe pasi ajo ishte e pagëzuar në Greqi.
Eriola Elezi nga fshati Velçan i Pogradecit pësoi të njëjtin fat në datën 20 shkurt. 13-vjeçarja u gjet e varur në kasollen e lopës në rrethana të paqarta. Vetëm pak ditë më pas policia zbuloi se ajo frekuentonte shoqatën fetare "Kisha ungjillore metodike". Ajo çka predikohej nga librat teologjikë predikonte amëshimin pas vdekjes së trupit. Elezi, u kishte thënë shokëve të klasës një ditë përpars e do të vriste veten, por ata kishin qeshur duke e marrë pohimin si shaka.
Violeta Aga, 28 vjeçe me banim në periferi të Tiranës, tentoi vetvrasjen rreth dy javë më parë. Ajo u vetëqëllua disa herë me thikë në bark dhe kanë qenë familjarët të cilët pasi kanë dëgjuar britmat i erdhën në dihmë duke e shoqëruar për në urgjencën e Spitalit Ushtarak. Në banesën e saj hetuesit e prokurorisë së Tiranës sekuestruan literatura të sektit fetar të “Jehovait” ku premtohej parajsa pas vdekjes, që dyshohet ta kenë shtyrë drejt vetvrasjes. Ky rast inicioi hetimin zyrtar ndaj ideologjisë së sekteve fetare, pasi dyshohet që literaturat e tyre t’i shtyjnë frekuentuesit në vetvrasje