Babrru, plumba duke parë “Portokallinë”

14/03/2005 Vdes ushtari Arben Zguri, plagosen dy shokët e tij
Plumba në një lokal të Babrrusë. Persona të paidentifikuar ende hapin zjarr mbi një tavolinë të rinjsh që ishin duke parë “Portokallinë”. Bilanci i atentatit rregjistroi 3 të plagosur. Njëri prej viktimave humb jetën rrugës për në spital. Burime nga policia pohojnë se i vrari ëshët Arben Zguri, ushtar profesionst me detyrën shofer. Hidhen dyshimet e para mbi motivet e vrasjes. Viktima ishte ushtar në një repart të Tiranës.
Ngjarja
Ora shënonte rreth 21:20 e mbrëmjes së djeshme. Në një lokal në qendër të Babrrusë, fare pranë Tiranës, të paktën 2 persona kanë hapur zjarr mbi një tavolinë që gjendej pranë derës. Burime nga drejtoria e qarkut shprehen se të pranishmit nuk kanë arritur të kuptojnë se kush ishin ata që qëlluan mbi tavolinën e të rinjve, që po pinin, duke parë spektaklin e së dielës “Portokalli”. Të njëjtat burime shtojnë se me të qitur plumbat, vrasësit nxituan të largoheshin duke humbur mes errësirës. Një makinë benz ngjyrë e bardhë me targa Tr, i priste pak metra më tej, me motor të ndezur. Ndërsa ata u shpëtonin ndjekjes dhe prangave të bluve, skena që iu ofrua klientëve të barit ishte rrënqethëse. Të 3 djemtë dergjeshin përtokë mes një lumi gjaku. Dy nga të lënduarit arrinin të lëviznin gjymtyrët, ndërsa i treti gjendej pa frymë. Ai ishte Arben Zguri, ushtar në një repart të Tiranës. Pa humbur kohë, klientët dhe të zotët e lokalit lajmëruan policinë. Teksa blutë mbërrinin në vendin e ngjarjes, viktimat u transportuan në spitalin ushtarak.për fat të keq, ushtari dha shpirt pak sekonda para mbërritjes në SQUT. Dy të tjerët iu nënshtruan menjëherë ndihmës mjekësore. Policia kreu veprimet në vendin e ngjarjes dhe mblodhi të dhëna mbi automjetin qëtransportoi ekzekutorët. Mjekët shpresojnë që dy të plagosurit mund të shpëtojnë.
Hetimet
Ende pa kaluar as 1 orë nga ngjarja e rëndë, policia ka nisur hetimet mbi zbardhjen e motiveve të saj. Burime nga drejtoria e policisësë qarkut bëjnë të ditur se nga informacionet e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ekzekutorët nuk i njihte askush. Duke u nisur nga fakti që plumbat u derdhën më së shumti mbi trupin e ushtarit,dyshohet se mund të ketë qenë ai shënjestra e sulmit. Por, për sa kohë që grupi hetimor nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi aktivitetin e viktimës brenda dhe jashtë repartit ku kryente shërbimin,nuk mund të thuhet asgjë me siguri. Veç kësaj mbeten ende të paqarta lidhjet e të ndjerit me dy të lënduarit e tjerë. Burime nga Spitali Ushtarak shprehen se të plagosurit janë në gjendje të rëndë, por nuk përjashtohet mundësia që ata ti shpëtojnë kthetrave të vdekjes. Ky fakt do të zgjidhte shumë mistere nga historia e së mbrëmshmes. Oficerët e policisë gjyqësore janë të mendimit se nëse do të arrinin të shtinin në duar dëshminë e të lënduarve, zbardhja e atentatit do të ishte vetëm çështje kohe. Sakaq, ka nisur puna në rrugë operative për të zbuluar konfliktet apo problemet e fshehura të protagonistëve të kësaj historie mesnate në Babrru