E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri Makashi, u vetvar në ballkon

14/03/2005  Pak muaj më parë, u gjet i vetvarur në ballkonin e shtëpisë së tij një inspektor i zyrës së antitrafiqeve. Edmond Makashi, efektiv i drejtorisë së policisë së Tiranës përdori rripin e pantallonave të uniformës blu për ti dëhën fund jetës. Makashi ndërmori hapin final rreth orës 06:30 të mëngjesit, në ballkonin e katit të dytë të vilës, ku banonte. Ora e krimit përkonte me kohën kur viktima zakonisht gatitej për të shkuar në punë. Fiqnjët e tij në bulevardin "Zogu I" mbetën shumë të habitur nga ngjarja. Ata u shprehën asokohe se oficeri i policisë ishte njeri shumë korrekt dhe se familja Makashi kishte shumë harmoni. Të kundërtin fakt pohuan hetimet e grupit përkatës të punës. Sipas tyre, inspektori i antitrafiqeve mund të kishte probleme në familje. Ka gjasa që ai nuk kishte marrëdhënie të mira me të shoqen dhe 2 vajzat e rritura. Por, edhe pas dëshmisë së familjarëve, nuk u bë e mundur zbardhja e ndonjë detaji tjetër që të mund të kopsitej dosja. U përjashtua mundësia e vetvrasjes së Edmond Makashit për probleme pune, megjithëse karriera e tij në polici rregjistronte plot 23 vjet. Viktima kishte punuar shumicën e punës së tij me forcat e kufirit, për të kaluar më pas me policinë kriminale. Ka qenë drejtor i policisë së Durrësit, shef i komisariatit të Rinasit dhe së fundmi, inspektor tek antitrafiqet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›