E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetuesit e PAMECA-s gjejnë celularin e Arsit

14/03/2005  Hetuesit e PAMECA-s gjejnë celularin e Artan Arsit në rrënojat e ashensorit

Dy hetuesit e misionit amerikan në PAMECA në Tiranë, kanë filluar hetimin nga e para lidhur me atentatin që mori jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij Atran Arsi. Të shoqëruar edhe nga hetues të Krimeve të Rënda, që po hetojnë dosjen, dy ditë më parë ata kanë shkuar në vendngjarje ku duket se s’kanë dalë duar bosh. Në rrënojat e ashensorit që shpërtheu prej eskplozivit të montuar aty në orën 00.40 të 28 shkurtit, ata kanë gjetur një aparat celular që nga verifkimet parprake rezulton të jetë i Artan Arsit. Ndërkaq, pritet që këto ditë Prokuroria të marrë në dorë verifkimet e kryera nga kompanitë celulare për numrat e papërdorur që kanë marë thirrje në momentin e shpërthimit, të cilat kanë rreth një javë që i kanë përfunduar.

Celulari

Duket se ekspertët amerikanë të PAMECA-s e kanë filluar hetmin për këtë çështje deri në hollësi. Pikësëpari ata kanë shkuar në vendnin e ngjarjes të shoqëruar edhe nga hetues të Prokurorisë së Krimev të Rënda. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat sqaruan se dy eskpertët e huaj do të bashkëpunojnë në hetimin e kësaj çështje kryesisht për prejardhjen e eksplozivit. Sipas burimeve ata kanë shkuar në vendngjarje për të riekspertuar shkatërrimin e kryer nga eksplozivi si dhe për të kqyrur çdo imtësi aty. Kjo pasi hetuesit miq dhe ata të Krimeve të Rënda, në bazë të ekspertimeve të kryera në vendngjarje pritet të konkludojnë zyrtarisht në llojin e eksplozivit që është përdorur. Sipas prokurorisë, kjo provë e re materiale e gjetur dy ditë më parë nuk mund të sigurojë asgjë rreth autorëve. Por, interesimi i amerikanëve në këtë çështje, të cilët disponojnë edhe mjetet logjistike moderne që janë të nevojshme për hetimin e ngjarjes në fjalë është mjaft shpresëdhënës, thonë burimet.

Hetimi

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe bashkëpunëtorëve amerikanë, lidhur me atentatin e 28 shkurtit ku mbetën të vdekur Presidenti i Federatës së Boksit, Vajdin Lame dhe miku i tij Atran Arsi, është përqëndruar në tre pika kyçe. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme ka filluar hetimi për gjetjen e prejardhjes së eksplozivit që është përdorur nga atentatorët. Hetuesit amerikanë kanë riekspertuar dy ditë më parë vendin e ngjarjes me qëllim konkludimin e llojit të eksplozivit. Suipas burimeve ata do të drejtojnë hetimin mbi trafikun e këtij lloji eksplozivi në rajonit e Ballkanit. Nga ky hetim pritet të konkludohet në vendin ku është blerë lënda plasëse që u përdor ndaj Lames me qëllim identuifikimin e shitësit dhe blerësit të tij që mund të çojnë në emrat e atentatorëve të dyshuar. Tjetër pistë në të cilën po heton prokuroria është identifkimi i numrit celular që ka qenë i montuar në eksploziv. Kompanive celulare në vend i’u kërkua identifikimi i të gjithë numrave të papërdorur më parë, të cilët kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit. Gjithashtu iu kërkua që të verifikoheshin edhe numrat të cilët kishin kryer thirrjet. Sipas burimeve ky verifikim nga kompanitë celulare ka përfunduar dhe pritet t’i serviret prokurorisë këto ditë. Pista e tretë ku është përqëndruar hetimi mbi këtë çështje është edhe identifkimi i blerësit të autoveturës që u dogj nga atentatorët te TVA më 15tetor të vitit të kaluar, ku Lame dhe inxhinieri Xhevahir Ngjeqari mbetën të plagosur. Sipas burimeve të organit të akuzës, nga verifkimet paraprake rezulton që atentatet të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe se autovetura e përdorur nuk rezulton e vjedhur dhe dyshohet të jetë blerë në Gjermani.

Këtë javë prokuroria merr në dorë

numrat që u thirrën gjatë shpërthimit

Dy kompanitë celulare në vend, pas kryerjes së verifkimit rreth numrave të papërdorur që morën thirrje në momentin e shpërthimit ia kanë përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmi bëhet i ditur për gazetën nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat thanë se kanë marrë dijeni mbi përfundimin e këtyre verifkimeve të cilat pritet të mbërrijnë në dorë të hetuesve në fillim të kësaj jave. Sipas prokurorisë, kompanive celulare i’u kërkua identifkimi i të gjithë numrave që nuk kishin qenë të përdorur më parë të cilët kishin marë vetëm thirrje në momentin e shpërthimit. Kjo pasi dyshohet që numri i gjendur në celularin e montuar në eksploziv të ketë qenë i papërdorur me qëllim shmangien e çdo thirrje të mundshme aksidentale që do të dështonte atentatin. Gjithashtu, kompanive iu kërkua verifkimi edhe i numrave që kishin kryer këto thirrje si edhe identitet e mundshme të poseiduesve të tyre. Burimet e akuzës shprehen se këta numra do të verifkohen dhe do të përjashtohen ata që u përkasin personave që rezultojnë jashtë çdo dyshimi për autorësinë në këtë ngjarje.

Vrasja e Lames, ashtu si e Azem

Hajdarit, hetohet nga të huajt

Ekzekutimi jo i zakontë i biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij Atran Arsi është e dyta në historinë e hetimit shqiptar që kryhet në bashkëpunim me prokurorë të huaj. Ngjarja e parë e rëndë, për zbardhjen e së cilës morën pjesë katër prokurorë të huaj ishte ajo e Azem Hajdarit më shtator të vitit 1998, e cilësuar ndryshe si vrasja e shekullit. Prokuroria shqiptare hasi atëherë shumë pengesa për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike dhe një prej studentëve të dhjetorit të ’90-ës, Azem Hajdarit, i cili u ekzekutua posa doli nga selia. Për këtë shkak u kërkua ndihma e ndërkombëtarëve të cilët vunë në dispozicion katër prokurorë. Dy nga prokuroret që hetuan vrasjen e Azem Hajdarit ishin belgia Siri Frikhard dhe danezja Randi Gabriesla. Ndërsa disa ditë më parë, në dihmë të hetuesve të Krimeve të Rënda për hetimin e vrasjes së Vajdin Lames dhe Artan Arsit janë bashkuar edhe dy ekspertë amerikanë të misionit PAMECA në Tiranë. Sipas burimeve të prokurorisë së Përgjithsme, dy hetuesit amerikanë dyo të bashkëpunojnë kryesisht në zbardhjen e origjinës së eksplozivit që dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë, me qëllim gjetjen e blerësit të tij. Gjithashtu, kjo çështje do të ejtë një indicio për fillimin e hetimit nga amerikanët kundër trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›