“Jugosllavi më dha 10 mijë euro që të çoja drogën në Itali "
14/03/2005 “Dëshmia e të arrestuarit në prokurori: Më tha se quhej Mikele”
Edmond Tari, në autoveturën e të cilit u gjetën 16,4 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë heroinë ka treguar para hetuesve të Krimeve të Rënda gjithë historinë e tij. Por i vetimi identitet i përgjusmuar që ai ka nxjerrë si bashkëpunëtor është i një jugosllavi që pritet të verifikohet nëse është i vërtetë. Ai ka pohuar se kishte dijeni që po transportonte drogë dhe se ishte paguar me 10 mijë euro.
Dëshmia
I riu nga Armadhi i Manzës së rrethit të Durrësit, Edmond Tari, e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ka rrëfyer versionin e tij. “Është një shtetas jugosllav me rezidencë në Itali i cili quhet Mikele që më premtoi pagesën prej 10 mijë eurosh për transportimin e drogës”, -ka thënë Tari para hetuesve. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se ky ishte pak a shumë i vetmi detaj që ka dhënë 24-vjeçari lidhur me këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve. Nga burimet mësohet që “korrieri” i heroinës të ketë pohuar se nuk e i dinte gjeneralitet e plota të jugosllavit dhe se e njihte vetëm si Mikele. Sipas tij Mikele i kishte thënë të shkonte në Shqipëri dhe të merrte një autoveturë të cilën do t’ia jepnin dia persona. Gjithashtu, jugosllavi Mikele e ka paralajmëruar se në autoveturën tip “Opel” me targa italiane BB 088 FC, do të ishte një sasi droge për kalimin e të cilës do të paguhej. I pyetur për personat që i dhanë makinën, 24-vjeçari ka pohuar se nuk i njihte, sqarojnë burimet. Ai ka theksuar se ishin persona të adresuar nga Mikele dhe se ai nuk kishte asnjë dijeni mbi identitetin e tyre. Ndërsa është shprehur se edhe Mikelen nuk e njihte mirë dhe nuk dinte saktësisht se ku banonte ai.
Hetimi
Ndonëse i riu nga Manëza e Durrësit e ka pranuar akuzën, hetuesit kanë ngritur mjaft dyshime mbi dëshminë e tij. Kjo për vetë faktin se ai edhe për shtetasin jugosllav Mikele nuk ka treguar të dhëna të sakta mbi identitetin e tij. Sipas prokurorisë dyshohet që kjo të jetë edhe një lojë e mundshme e të arrestuarit mbrëmjen e tre ditëve më parë në Portin e Durrësit, ndërsa ishte duke u imbarkuar në tragetin “Riviera Del Conero” drejt Italisë. Gjithashtu edhe fakti që ai nuk ka përmendur asnjë emër shqiptar si bashkëpunëtor ka hedhur dyshimet se i riu është përpjekur të fshehë bashkëpunëtorët me anë të dëshmisë së dhënë. Ndërsa gjashtë personat e shoqëruar dy ditë më parë në rrethin e Duurësit të dyshuar si bashkëpunëtorë të mundshëm të të atrrestuarit janë liruar për mungesë provash. Sipas prokurorisë në kartën telefonike të celularit të të pandehurit nuk është gjetur asnjë prej numrave të tyre. Burimet theksojnë se nuk është gjetur asnjë tjetër numër i dyshimtë që mund të çonte në identifikimin e ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij. E vetmja shpresë për identifkimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti ka mbetur verifkimi dhe hetimi i drejtësisë italiane, përfundojnë burimet. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë ndaj tij masën e sigurisë burg pa afat për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.